Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Kek-3-scaled.jpg

KEK-u investon në sigurinë e njësive prodhuese



Menaxhmenti dhe punëtorët e Termocentralit Kosova B janë angazhuar gjatë muajit mars që të përfundojnë me suksese revizionet në dy njësitë prodhuese.

“Termocentrali Kosova B edhe pavarësishtë situatës së rëndë pandemike, është duke operuar me kapacitete të plota prodhuese. Sipas bilancit elektro-energjetik të këtij viti, ne kemi paraparë ti kemi dy revizione në Muajin mars dhe dy remonte gjatë sezonës së verës. Gjatë muajit mars ne veç i kemi përfunduar dy revizione në njësinë B1 dhe B2. Këto dy revizione kanë qenë 10 ditore dhe me këtë ne e kemi rritur sigurinë e njësive operuese që të operojnë me një siguri më të lartë deri në sezonën e verës”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Ai ka bërë të ditur se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së funksionimit të njësive të prodhimit të energjisë elektrike remontet do të vazhdojnë edhe gjatë verës.

“Gjatë sezonës së verës do t’i kemi remontet më të gjata ku njësitë do t’i nënshtrohen riparimeve më të mëdha dhe me këtë ne i përgatisim njësitë që të operojnë sigurt gjatë sezonës së dimrit”, ka deklaruar Saraçi.

Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, Korporata Energjetike e Kosovës është angazhuar që të gjitha njësitë prodhuese të funksionojnë normalisht, duke mundësuar që të realizohet në përpikëri plani i prodhimit të energjisë.

Të fundit

Posta e Kosovës shlyen borxhin prej 1.6 milion euro ndaj ATK-së, i grumbulluar nga viti 2018

Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka njoftuar se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim

Mësohet data e lansimit të modelit të ri të Samsung

Gjigandi i prodhimi të smartfonëve Samsung pritet që gjatë këtij muaji të sjellë modelin e ri Galaxy M42 5G. Sipas Amazon.in, ky smartfon do të prezantohet më 28 prill përmes faqes së inter

Nis punën roboti që ua sjellë ushqimin në shtëpi

Prania e Covid-19 po ndryshon dhe mënyrën e dërgesave të ushqimeve. Në Punggol, Singapor, disa banorë së shpejti do të mund të marrin ushqimet direkt e në shtëpinë e tyre, me anë të një

Lansohet platforma e shërbimeve digjitale për bizneset kosovare “Biznesi im”

Sot është lansuar një shërbim i ri dhe unik online që përmban vegla të domosdoshme për bizneset start-up dhe kompanitë ekzistuese në epokën digjitale. Në njoftimin e bërë për media thuh

Anulohen dy vendime në Ministrinë e Infrastrukturës

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, mbajti sot një konferencë për media, lidhur me anulimin e dy vendimeve të marra dje. Gjatë fjalës së t

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Info Tjera