Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/beautiful-group-women-working-together_23-2148407507.jpg

Këto janë profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n



Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, gratë ia kanë dalë që të kenë rritje page më të lartë sesa meshkujt, duke ngushtuar hendekun mes tyre në pagesa.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se paga mesatare për femrat në vitin 2020 arriti në 51.7 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% në raport me vitin e mëparshëm. Paga mesatare e meshkujve ishte 55.3 mijë lekë, duke shënuar një rritje minimale prej vetëm 0.7% nëraport me vitin e mparshëm.

Si rrjedhojë e rritjes me ritme më të shpejta të pagave të grave në raport me atë të burrave është ngushtuar ndjeshëm hendeku në paga mes tyre. Në 2020-n, gratë paguheshin 6.6% më pak sesa burrat, në krahasim me 10.1% që ishte diferenca mes tyre një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2014, kur raportohen të dhënat.

Profesionet ku femrat gratë më shumë sesa meshkujt, ia kalojnë në drejtim
Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre (Drejtues administrativë dhe komercialë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive), gratë paguhen më shumë sesa burrat dhe në tre të tjera shpërblimet mujore janë pothuajse të pabarabarta (Punonjës të ndërtimit; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit).

Edhe në 2020-n, “drejtueset administrative dhe komerciale” femra kanë vijuar që të jenë më të mirëpaguara sesa meshkujt në të njëjtën pozicion.

Drejtueset femra marrin pagat më të larta nga të gjitha grup-aktivitetet për të dyja gjinitë.

Në 2020-n, ato u paguan mesatarisht bruto në muaj me 166.4 mijë lekë (mbi 1,300 euro), ose 17% më shumë se meshkujt në pozicionet e drejtuesit administrativ dhe komercial. Megjithatë, në raport me vitin e mëparshëm, pagat e femrave drejtuese janë ulur lehtë me 2.2%.

“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” është grup-profesioni i dytë më i paguar për fermat, me 102.7 mijë lekë në muaj, por në këtë kategori meshkujt paguhen 15% më shumë.

Pas nivelit drejtues, më shumë paguhen “Specialistë të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me 96 mijë lekë në muaj, ose 4.5% më pak sesa meshkujt. Ky është dhe grup aktiviteti që ka shënuar rritjen më të lartë të pagave në 2020-n (me 6.7%) i ndikuar nga kërkesa e lartë për shërbime të teknologjisë së informacionit në vitin pandemik. Edhe për “Teknikë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, paga u rrit me 7.2% në 2020-n, duke arritur në 55 mijë lekë.

Në kategorinë e “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, i katërti më i shpërblyer, paga mesatare për femrat ishte rreth 87 mijë lekë, pothuajse në nivele të njëjta me meshkujt e po kësaj kategorie.

Krahas teknologjisë së informacionit, grup-profesionet që panë rritje më të lartë të pagave, si për meshkujt dhe për femrat ishin në sektorin e shëndetësisë.

“Specialistë të shëndetësisë” femra u paguan mesatarisht me rreth 59 mijë lekë, me rritje prej 6%. Meshkujt në të njëjtën kategori marrin 20% më shumë sesa femrat, ose mesatarisht 73.7 mijë lekë.

“Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, femra u paguan me 48.7 mijë lekë, me rritje 6.7%. Meshkujt në po të njëjtën kategori paguhen 115% më shumë.

Për grup-profesionet e tjera, paga ka ndryshuar mesatarisht me +/- 2%.

Diferenca më e lartë në paga mes meshkujve dhe femrave është në sektorin e industrisë (27%) dhe atë të shëndetësisë (20%). Për pagat e detajuara sipas grup-profesioneve dhe gjinisë shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto sipas grup profesioneve dhe gjinisë, 2020./Monitor

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera