Kjo është pasuria e ministrave të Qeverisë Kurti 2
Kuvendi i Kosovës me 67 vota pro dhe 30 abstenime ka zgjedhur Albin Kurtin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.
Kurti në menaxhim pritet t’i ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.
Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), shkruan Telegrafi, del se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime emër të bashkëshortes.
Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.
Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes.
Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga ka marr 8 mijë e 700 euro.
Vartësi i parë i Kurtit, Besnik Bislimi në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër tij, të blera me kredi, në vlerë prej 380 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes ka një banesë në vlerë prej 48 mijë euro, po ashtu e blerë me kredi.
Bislimi thotë se ka dy vetura, njëra në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjithshme prej 32 mijë euro.