Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_1169582570078501.jpeg

Komisioni autorizon hetimin e masës së ndihmës shtetërore



Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) në takimin e dytë të rregullt për vitin 2021, të datës 26.02.21, ka autorizuar hetimin e masës së ndihmës – Lehtësim i qasjes në financim për bizneset – e dhënë nga Ministria e Financave, nën dyshimin për dhënien e ndihmës së kundërligjshme neni 16(2) i Ligjit të Ndihmës Shtetërore.

Komisioni në bazë të informatave të qasshme publikisht ka konstatuar se masa në fjalë, pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike Ligji 07/L-016, përbën ndihmë shtetërore në kuptimin e Ligjit të Ndihmës Shtetërore (LNSH) nr. 05/L-100 dhe se e njëjta në procedurë është dhënë në kundërshtim me LNSH (neni 11(1)) pasi nuk është njoftuar te autoritetet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me rregullat e ndihmës shtetërore – para se të vëhet në zbatim.

Mbi këtë bazë Komisioni autorizon Departamentin e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Financave, t’i kërkojë dhënësit të kësaj ndihme (MF) të paraqesë të gjitha të dhënat për ndihmën në fjalë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune, nga dita e pranimit të kërkesës.

Ministria e Financave ka filluar të zbatojë këtë masë përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive (FKGK), duke rritur asetet e këtij të fundit me 65mil Euro me qëllim që të krijohet mundësia e rritjes së masës së garancionit për kreditë që bizneset kosovare do të marrin në bankat komerciale deri në fund të vitit 2021. Ky lehtësim i qasjes në financim (përmes instrumentit të garancionit) është bërë me qëllim që bizneseve në disa sektore t’u ndihmohet në procesin e rimëkëmbjes së tyre ekonomike si pasojë e tkurrjes së aktivitetit të tyre ekonomik gjatë pandemisë.

Procedura që do të ndiqet nga ana e Departamentit është e krijuar, ndër të tjera, për të vërtetuar faktet dhe se vendimi përfundimtar i Komisionit, në lidhje me këtë masë të ndihmës, nuk mund të paragjykohet.

Në po të njëjtin takim, Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar Departamentin të zgjerojë kërkimet në lidhje me skemën e ndihmës shtetërore të dhënë në fushën e energjisë nga burimet e ripërtritshme, nga ana e Zyres së Rregullatorit të Energjisë në Republikën e Kosovës. Skema është dhënë sipas rregullave që ZRrE ka nxjerrë në vitin 2014 dhe rishikuar në vitin 2016 dhe sipas vendimeve V_673_2014 dhe V_810_2016, që përfshijnë tarifën nxitëse për gjeneratorët e energjisë nga këto burime alternative. Kërkimet për skemën në fjalë janë zgjeruar me synimin e identifikimit dhe harmonizimit të saj me rregullat e ndihmës shtetërore duke qenë se e njëjta është ndihmë ekzistuese dhe rrjedhimisht kualifikohet për të qenë në inventarin e skemave të ndihmës shtetërore në RKS.

Zgjerimi i hulumtimit vjen pas vendimit negativ që komisioni nxorri në fund të vitit të kaluar shih vendimin 17/2020 publikuar në gazetën zyrtare.

Komisioni i Ndihmës Shetërore gjithashtu shfrytëzon rastin të njoftojë institucionet publike dhe më gjerë që me qëllim dhe në funksion të zbatimit të kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, (neni 75(6) i marrvëeshjes), si dhe Ligjit të Ndihmës Shtetërore (neni 19 (1)) deri në fund të këtij viti do të krijojë një inventar gjithëpërfshirës të skemave ekzistuese të ndihmës shtetërore (përfshirë edhe sektorët e tjerë aty ku aplikohet, përveq energjisë) duke u siguruar që të njëjtat të harmonizohen – aty ku ka nevojë -me rregullat e ndihmës shtetërore.

Konkludimi i inventarit të ndihmës shtetëore në vend do të përbënte një hap të rëndësishëm për vendin karshi përmbushjes së obligimeve që RKS morri me rastin e ratifikimit të MSA-së në vitin 2015.

Të fundit

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

ATK paralajmëron tatimpaguesit

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pas

Vlera e Bitcoin-it arrin nivel rekord

Vlera e kriptovalutës së famshme, Bitcoin, të martën arriti vlerë rekorde, duke e vazhduar ecurinë pozitive të nisur në fillim të vitit, duke shkuar në 62.575 dollarë amerikanë për një n

Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në Bashkimin Evropian, për shkak të implikimeve politike, sociale dhe ekonomike, por edhe vendet e rajonit janë të

Rriten çmimet e produkteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2021, viti bazë 2015=100. Inflacioni mujor i matur nga indeksi

Prej cilave vende po vazhdojnë të importojnë më shumë kosovarët?

Blerja e mallrave nga vendet e rajonit, Bashkimit Evropian etj, për ekonominë e Kosovës, vazhdon të jetë e domosdoshme, shkruan Kosova Post. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),

Info Tjera