Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_661806821208882.jpeg

Kosova ende pa ligj për rimëkjëmbje ekonomike



Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nuk po arrin kurrsesi t’i sigurojë votat e nevojshme për ta votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe këtu nuk po gjen përkrahje as tek votat e opozitës.

Aktualisht, Kosova është nën masa shtrënguese për të parandaluar numrin e madh të rasteve me koronavirus që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Ora policore, ndalimi i aktiviteteve ekonomike pas orës 19:00 dhe shtërngimet në gastronomi dhe aktivitete ekonomike kanë bërë që në Kosovë të ketë rënie në qarkullimin e të hollave mbi 1 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë.

Kosova tani ka mbi 12 mijë raste aktive dhe lirimi i masave nuk është në konsideratë nga autoritetet përkatëse, por në anën tjetër nuk shihet shpresë për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian që i sjell Kosovës në arkat e saj 26,5 milionë euro për luftimin e pandemisë, por nga BE kanë bërë apel që të votohet Ligji i Rimëkëmbjes.

Këto thirrje të BE-së janë bërë gjatë ditës së djeshme kur Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mehmeti e Szunyog, kërkojnë aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Thirrje për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes ka bërë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ku i ka bërë thirrje qeverisë t’i sigurojë votat për këtë.

“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Odat Ekonomike të Kosovës kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me mos-votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike që do t’i ndihmonte bizneset dhe disa do t’i shpëtonte nga falimentimi.

Vendimit për masat e reja në Kosovë i ka reaguar para 2 javësh edhe Oda Amerikane e Kosovës ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbijetesën e sektorit privat.

E nga Oda Ekonomike e Kosovës, kreu i kësaj ode tha se çdo masë izoluese në Kosovë pa masa të Rimëkëmbjes do të ishte fatale për bizneset dhe ekonominë dhe do të rezultonte me shuarjen e shumë bizneseve, shkruan lajmi.net.

Lidhur me masat shtrënguese në Kosovë kanë reaguar shoqatat e bizneseve private të cilat kanë paralajmëruar protesta në rast se shtrëngohen masat dhe qeveria nuk e ndihmon këtë sektor.

Aktualisht, në Kosovë flitet se mund të ketë shtrëngim të masave, por në anën tjetër qeveria po e ka të pamundur t’i bëjë bashkë votat e nevojshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë epilogu i rritjes së rasteve me koronavirus dhe krizës së madhe ekonomike që e ka kapluar Kosovën.

Vendet e rajonit dhe të Evropës kanë proceduar me hapat e tretë dhe të katërt të Rimëkëmbjes, ndërsa aktualisht në Kosovë ende nuk është votuar hapi i parë.

Të fundit

Rrjeti i madh me përditësime të reja

Facebook ka prezantuar përditësimet e fundit për përdoruesit e tij, të cilat kanë të bëjnë me festat e fundvitit dhe atë se çfarë i karakterizon më së shumti ato: dhurimin! Me ndryshimet

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Info Tjera