Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/maxresdefault-4.jpg

Kosova gjatë 2020-së rriti eksportin në 460 milionë euro, në vitin 2021 do të jetë 40 për qind më shumë



Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve (KPK), Astrit Panxha ishte pjesë e panelit të diskutimit “Rritja e Konkurreshmërisë Eksportuese të NVM-ve Kosovare përmes Produkteve të Shumëllojshme Financiare” të organizuar nga USAID Kosovo Compete Activity, KPK-së dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Gjatë adresimit të tij, Panxha tregoi që përkundër pandemisë COVID-19 gjatë vitit 2020 kompanitë e Kosovës arritën të rrisin eksportin, ku ishte 460 milionë euro.

“Kjo rritje ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por një nga ta ishte edhe dështimi i zinxhirit të prodhimit me Azinë ku disa kompani tona e shfrytëzuan shumë mirë këtë mundësi. Duke përcjell trendin e rritjes për tremujorin e parë të vitit 2021, ne presim që deri në fund të viti eksportet të arrijnë shumë prej 650 milionë euro. Apo një rritje prej 40 për qind. Mirëpo, për të pasur rritje të këtij sektori ekonomik duhet të ketë përkrahje si me grante por edhe mënyra tjera të financimit”, tha Panxha.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e mbështetjes financiare për NVM-të Kosovare të orientuara drejt eksportit në industritë e përpunimin e drurit, TIK-ut dhe përpunimit të ushqimit.

U bë prezantimi i shembujve ekzistues të iniciativave të ngjashme dhe shkëmbimi i përvojave, por edhe koordinimi i donatorëve në lidhje me temën dhe identifikimi i mundshëm i veprimeve të sinkronizuara. /Telegrafi/

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Info Tjera