Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_564144714275045-2-e1596711026130.jpeg

Kosova merr 138 milionë nga BE



Kryeministri i Avdullah Hoti ka njoftuar se Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

“Kam nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2019, pjesa 2 dhe IPA 2020. Procedurat për hyrjen në fuqi të këtyre marrëveshjeve do të nisin sa më parë që të jetë e mundur, kurse me hyrjen e tyre në fuqi, Kosova do të përfitojë në total 138 milionë euro nga BE-ja. Këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare, për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet”, ka deklaruar kryeministri.

Sipas tij, nga këto programe, përveç të tjerash, Kosova do të përfitojë 20.5 milionë euro si grant në buxhet këtë vit për të ndihmuar stabilitetin fiskal të vendit dhe 6 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm.

“Zbatimi i projekteve të financuara nga këto programe do ta nxisë riaktivizimin ekonomik të vendit dhe do të ndikojë fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit”.

Të fundit

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset

Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hap

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Rukiqi: Kosova në kolaps ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojn

​Ministrja Bajrami për skandalin e 2 milionëshit: Janë bllokuar 560 mijë euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Info Tjera