Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Ever-Given-Suez.jpg

Kosova mund t’ia sheh sherrin bllokimit të Kanalit të Suezit



Bllokimit të Kanalit të Suezit mund t’ia shohin sherrin edhe qytetarët e Kosovës, pasi sipas ekspertit të transportit detar, Veton Demaj mund të ketë rritje çmimesh të produkteve.

I ftuar në emisionin “Direkt”, Demaj ka treguar se Kosova e shfrytëzon këtë transport 50% nga kontenjerët dhe pjesën tjetër nga porti i Durrësit.

“Kosova e shfrytëzon këtë transport 50% nga kontenjerët dhe nga Porti i Durrësit, ndërsa rreziku më i madh është rritja e çmimeve,” – ka thënë Demaj.

Ai tutje ka shtuar se ‘dëmi që ju shkaktohet në përgjithësi linjave detare është 400 milion dollarë në orë, duke pasur parasysh dëmet e mëdha që i’u shkaktohen linjave detare.’

“Është në rrezik që çmimet të rriten pas datës 15 prill 2020, gjithashtu vlen të tregohet se çmimet ndërkomëtare të transportit janë të nivelit më të lartë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 nga e cila pati bllokada të jashtëzakonshme,” – tha ai.

Demaj tregoi se pasi të bëhet zhbllokimi i Kanalit të Suezit nga anija “Evergreen”, do të dihet saktë dëmet e shkaktuara.

“Ndërsa pasi të bëhet zhbllokimi i anijes për të cilen pritet se do të kalojnë javë dhe muaj ,tregtarët do të mund të shohin se sa kane qenë dëmet dhe natyrisht tregtarët që i kanë pasur mallrat e pasiguruara do të detyrohen të i paguajnë”, përfundoi ai.

Për ndryshe, bllokimi i Kanalit të Suezit nga anija detare “Evergreen” është bërë temë ndërkombëtare pasi ky kanal vlerësohet me rëndësi të madhe për transportin ndërkombëtar të mallrave ku 12% e të gjithë tregëtisë botërore eksportohen e kalojnë përmes tij.

Të fundit

Posta e Kosovës shlyen borxhin prej 1.6 milion euro ndaj ATK-së, i grumbulluar nga viti 2018

Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka njoftuar se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim

Mësohet data e lansimit të modelit të ri të Samsung

Gjigandi i prodhimi të smartfonëve Samsung pritet që gjatë këtij muaji të sjellë modelin e ri Galaxy M42 5G. Sipas Amazon.in, ky smartfon do të prezantohet më 28 prill përmes faqes së inter

Nis punën roboti që ua sjellë ushqimin në shtëpi

Prania e Covid-19 po ndryshon dhe mënyrën e dërgesave të ushqimeve. Në Punggol, Singapor, disa banorë së shpejti do të mund të marrin ushqimet direkt e në shtëpinë e tyre, me anë të një

Lansohet platforma e shërbimeve digjitale për bizneset kosovare “Biznesi im”

Sot është lansuar një shërbim i ri dhe unik online që përmban vegla të domosdoshme për bizneset start-up dhe kompanitë ekzistuese në epokën digjitale. Në njoftimin e bërë për media thuh

Anulohen dy vendime në Ministrinë e Infrastrukturës

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, mbajti sot një konferencë për media, lidhur me anulimin e dy vendimeve të marra dje. Gjatë fjalës së t

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Info Tjera