Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/20200808_102730-scaled.jpg

Kosovarët, turistët më besnik të Shqipërisë



Masat kufizuese kundër koronavirusit e kanë futur në kolaps të plotë sektorin e turizmit.

Sipas të dhënave të INSTAT në muajin gusht hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj kanë shënuar rënie me 62.5% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Pavarësisht kufizimeve më shumë se 310 mijë shtetas kanë hyrë në kufi ndërsa numrin më madh të atyre që zgjodhën Shqipërinë e zënë qytetarët nga Kosova.

Kufizimi i lëvizjeve si pasojë e pandemisë së koronavirusit ka sjellë një situate të vështirë për turizmin në vend.

Instituti i Statistikave raporton se përgjatë muajit gusht kanë hyrë në territorin shqiptar 846 mijë e 973 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke rezultuar me një rënie prej 62.5% krahasuar me gushtin e vitit 2019.

Shtetasit kosovarë ishin turistët më besnikë ashtu si çdo vit, të cilët përbëjnë rreth 62% të totalit të vizitorëve që kanë preferuar vendin tonë, megjithatë edhe në këtë tregues është shënuar një rënie me 54.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por shteti që ka shënuar rënien më të ndjeshëm është Spanja e cila  mban vendin e parë për numrin më të ulët të hyrjeve, me një rënie prej 92.4% krahasuar me gushtin e 2019-s.

Në tetëmujor situata paraqitet akoma më dramatike pasi hyrjet e shtetasve të huaj rezultojnë me një rënie prej 64.2% ndërsa i shtetasve shqiptarë me rreth 52% më pak.

Pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve të shtetasve shqiptarë në muajin që lamë pas kanë arritur të dalin jashtë kufijve 310 mijë e 593 shtetas shqiptarë, por të refelktuar me një rënie prej 57.2%.

Mënyra e udhëtimit të përdorur më shumë përgjatë kësaj periudhë është përmes rrugëve tokësore, ndjekur më pas nga ato ajrore.

Kriza më e madhe është reflektuar në udhëtimet përmes detit ku është regjistruar një rënie prej 85.1% krahasuar me gushtin e një viti më parë.

Të fundit

Oda e Afarizmit: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mosefikasiteti i MPJ-së

Problemet e bizneseve me ambasadat, kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gj

Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë

Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kos

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs i shtohet edhe njё destinacion i ri

Nga data 16 Dhjetor 2020, ANP ‘Adem Jashari’ lidhet edhe me qytetin Karlsruhe/ Baden-Baden me kompaninё ajrore Wizz Air, e cila ёshtё kompani low cost. Pas linjave tё suksesshme nё Aeroportin

Evropa drejt euros digjitale

Derisa pandemia e koronavirusit po ndikon me shpejtësi te njerëzit që gjithnjë e më pak të përdorin para të gatshme, por edhe qeveritë me nervozizëm po vëzhgojnë rritjen e kriptovalutave,

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Info Tjera