Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/FB_IMG_1603114747247.jpg

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike



Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat.

Ai ka theksuar se me gjithë situatën sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë alokuar 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë i janë dhënë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atij që të qëndrojë në treg.

Në këtë takim, kryeministri Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për Paketën e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë eurosh, si edhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Të fundit

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Të premten është afati i fundit i pagesës së këstit të parë të borxhit që Telekomi i obligohet kompanisë Z-Mobile. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë se ndërmarrja e ka të vështirë të

Ndikimi i pandemisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë vitit 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri t

Pritet dalja në shitje e një iPhone të ri për ata që kanë pak para

Apple mund të hedhë së shpejti në treg një iPhone të lirë dhe të vogël të ndërtuar posaçërisht për fansat me buxhet të ulët. Versioni i këtij viti i iPhone SE mund të dalë pas disa

Gastronomët, katër propozime për Qeverinë – kërkojnë zgjatjen e orarit deri në ora 23:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i ka propozuar Qeverisë që të zgjatet orari i funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00, të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së p

Qeveria këtë javë vendosë kur do shpërndahen mjetet e Rimëkëmbjes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Kosovës brenda kësaj jave pritet që të marrë vendim lidhur me shpërndarjen e mjeteve të parapara në buxhetin e këtij viti për rimëkëmbje ekonomike. Kështu ka thënë

Bie kriptovaluta e famshme

Bitcoin, ra deri në 26% të dielën dhe të hënën, duke shënuar rënien më të madhe dy ditore që kur tregjet globale u tronditën për herë të parë nga pandemia vitin e kaluar. “Duhet të

Info Tjera