Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/trusti.jpg

Kur u dalin paratë atyre që kanë aplikuar për 10%? Flasin nga Trusti



Nesër bëhen një javë që nga dita kur është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve Trusti. Deri tash, për t’i tërhequr kursimet kanë aplikuar rreth 355 mijë kosovarë. Për datën se kur do t’iu kalojnë këto mjete në xhirollogari kontributdhënësve, janë deklaruar nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Qytetarët e vendit duket se mezi e kanë pritur hapjen e aplikimit për tërheqjen e kursimeve. Shumica e kontributdhënësve tashmë kanë përfunduar aplikimin.  E ndonëse ishte thënë se paratë do t’iu kalonin në xhirollogari pesë ose shtatë ditë pas aplikimit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.  Atyre do të iu duhet të presin rreth dy javë që t’i marrin këto mjete.

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale kanë deklaruar se shkaku i aplikimeve të shumta e kanë të pamundur teknikisht t’i realizojnë pagesat brenda një jave, sikurse kishin deklaruar para hapjes së aplikimit.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi i ka thënë se deri tash kanë pranuar rreth 355 mijë aplikime për tërheqje të 10 përqindëshit të kursimeve.

“E vërtetë që kemi deklaruar që synonim që pagesën e parë ta bënim për 5-7 ditë pas aplikimit, por duke qenë se vetëm në 6 ditë kanë aplikuar më shumë se 350 mijë aplikues, e që pritet të jenë më shumë se 2/3 të gjitha aplikimeve të pritshme, kjo është teknikisht e pamundur të realizohet si për shkak të vëllimit të madh të aplikimeve, vështirësive që kishim me dhjetëra mijëra llogari me shënime që u desht t’i korrigjonim të dhënat për to, si dhe, më kryesorja duke marrë për bazë numrin e aplikimeve, nuk duam assesi që nxitimi për t’i kryer sa më shpejt pagesat të çojë në ndonjë lëshim teknik të panevojshëm”, ka deklaruar Demi.

Demi thotë se po synojnë që pagesën e parë ta bëjnë rreth datës 23 ose 24 dhjetor. I pyetur nëse ka mundësi që pagesat të realizohen para kësaj date, zëdhënësi i Trustit thotë se gjasat janë minimale.

“Andaj, siç kam deklaruar para se të niste aplikimi, ne kishim dy skenarë të mundshëm: 1) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa ditë (5-7 ditë) dhe 2) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa javë (në këtë rast dy javë). Rrjedhimisht, për shkak të numrit shumë të madh të aplikimeve, pagesa e parë synohet rreth datës 23 ose 24 dhjetor. Për t’u përgjigjur edhe në pyetjen e dytë, mundësitë që të kemi pagesë më herët sesa data 23 dhjetor janë tejet minimale”, thuhet në përgjigjet e Demit për Express.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Trusti, 8 mijë e 193 aplikues mund të tërheqin vetëm deri në 10 euro, 45 mijë e 675 aplikues nga 11 deri në 50 euro, 42 mijë e 535 aplikues nga 51 deri në 100 euro, 56 mijë e 903 aplikues nga 101 deri në 200 euro, 82 mijë e 265 aplikues mund të tërheqin nga 201 deri në 500 euro, 63 mijë e 21 aplikues mund të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro, 35 mijë e 495 aplikues mund të marrin nga 1001 euro deri në 2000 euro, 8 mijë e 580 aplikues mund të tërheqin nga 2001 deri në 4000 euro dhe 1 mijë e 664 aplikues mund të marrin mbi 4000 euro.

 

 

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera