Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/a633f688-fd8d-48c1-9ec7-0f796f03f091.jpg

Manuali për rifillimin e punës së hoteleve



Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, ne krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor egzekutiv  sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.

U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.

“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre. Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja

Gjeni mëposhtë manualin e plotë:

Turizmi pa dyshim ka fituar rëndësi më të madhe në Kosovë gjatë viteve të fundit, jo vetëm si një mundësi për punësim, por edhe si mënyrë për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, pra Republika e Kosovës ndodhët në një fazë të rëndësishme kur duhet të orientohet agjenda zhvillimore drejtë integrimeve evropiane në të gjitha fushat, e veçmas të sektorit te Hotelerisë dhe Turizmit.
Oda e hotelerisë dhe turizmit te Kosovës po merret me hartimin e Strategjisë apo ma mire me thane planin e punës i cili kishte me ndikuar drejtperdrejt në “Përmirësimi i konkurueshmërisë dhe politikave te ketij sektori mjafte te resndesishem per ekonomine e vendit”, si dhe strategji ne kete kohe te Pandemise “ COVID 19 ”, ku kerkon nga organet qendrore qe këtij sektori ti mundësohet:
Zgjatjen se orarit përtej 22.30,
Ti mundësohet puna ne hapësirat e mbyllura,
Prandaj OHTK-ja propozon:
PLANIN PËR MASAT KUNDER VIRUSIT COVID-19 PËR TË GJITHA SHERBIMET HOTELIERE DHE TURISTIKE QË OFROJNË AKOMODIM, USHQIM DHE PIJE
Ky plan masash vlejnë për të gjithë ofertuesit e shërbimeve si Hotele dhe Restaurante, kafiteri etj
Të gjitha subjektet afariste në fjalë të respektojnë masat e shënuara më poshtë, masa këto të vendosura nga Qeveria, ministria e …..
RREGULLAT THEMELORE
HIGJIENA:
I gjithë stafi i subjektit afarist të pastrojnë duart rregullisht të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur prekjen e objekteve dhe sipërfaqeve;
Klientët duhet që të dezinfektojnë duart në hyrje të objektit;
Stafi duhet të pastroj duart para dhe pas shërbimit të tavolinës;

GRUPET :
Subjekti afërisht është i obliguar që klientët te mos përzihen mes veti .Të mos ulën ma tepër se 4 persona ne tavolinë, përveç nëse janë anëtarë të të njëjtës bashkësi familjare.
Stafi kujdeset që klientët pasi të ulën në karrikat e tyre të mos i ndërrojnë më ato.

DISTANCA:
Stafi dhe klientët duhët mbajnë mbajnë distancën prej 2 metrash, dhe po qe se kjo distance nuk mund te mbahet atëherë kontakti të jetë sa ma i pakët dhe sa ma i shkurtë
Tavolinat duhet te radhiten asi mënyre qe distanca mes tyre te jetë 2 metra , përjashtim në këtë rast bëjnë tavolinat e ndara në mënyrë fizike nga vet muri .
Distanca e tavolinave nuk është e domosdoshme atëherë kur mes tyre vendoset një ndarje ndarje kjo që duhet të jet sa paku 1.5 m nga dyshemeja në lartësi dhe të kaloj 70 cm qyshet e tavolinës nga secila anë , materialet thuajse mund të jenë të qfar do lloji si p.sh (metalike, plastike, druri , pëlhura të ndryshme, karton ).

  • Distanca nga ulësja në ulësen mbrapa shpinës, jo ma shumë 1.5m

PASTRIMI
Të pastrohen rregullisht sipërfaqet dhe në mënyrë adekuate veqanërisht kur ato preken,
Mbulesat duhet të ndërrohen pas çdo klienti dhe të pastrohen para çdo përdorimi, pra ne ketë rast preferohen mbulesat një përdorimesh,
Të pastrohen ose dezinfektohen në varësi nga përdorimi por së paku një herë në ditë dorëzat e dyerve , butonat e ashensorëve, mbajtëset e shkalleve, pjesët e karrikave që kapen me dorë , veglat e ndryshme të kuzhinës .
Tualetet të pastrohen në varësi nga përdorimi por së paku 2 herë ne ditë dhe të mbahet një protokoll per pastrimin e tyre .
Koshat e mbeturinave të zbrazen disa herë në ditë
Rrobat e stafit ndërrohen për çdo ditë dhe lahen , nuk shkëmbehen ndërmjet stafit .
Objektet të ajrosen së paku 3 herë në ditë nga 10 minuta po qe se ekziston mundësia atëher të bëhet sa ma shpesh të jete e mundur .
Pra çdo veprim qe merret në lidhje me pastrimin të përdoren masa mbrojtëse një përdorimesh dhe pas kryerjes së veprimeve të hidhen .

PERSONAT E NDJESHEM
Personat qe kane probleme të ndryshme shëndetësore por prapë duhet të punojnë atëher subjekti afarist është i obliguar që për ta të marr masa shtesë per sigurin e tyre në vendin e punës , të ndërrojë pozitat e tyre që te kane sa më pak kontakte me klient , dhe të ju mundësoj zhvillim sa ma normal të punës .

PERSONAT E PREKUR ME COVID-19 NE VENDIN E PUNËS
Në rast se ndonjë nga stafi preket në vendin e punës atëhere, menjëher te lajmërohen organet kompetente dhe personi në fjalë te dergohet në vetë izolim dhe të respektoj urdhëresat e organeve gjegjëse .

SITUATA SPECIFIKE GJAT PUNËS
Maska në varësi nga përdorimi të ndërrohen çdo 4 orë
Dorëzat të ndërrohen çdo orë dhe të hidhen në kosha të mbyllur pas çdo përdorimi
Subjekti afarist të largojë dhe të mënjanoj gjësendet qe kane mundësi të shkëmbehen nga klientët .
Subjektet afariste sa ma shume të kufizojnë lëvizjet e klientëve , p.sh Bufetë e vete shërbimit të shndërrohen në Bufe të shërbimit.

INFORMIMI
Të punësuarit dhe klientit të jene mire të informuar për te gjitha masat e marra ,të punësuarit kujdesen që këto masa të zbatohen me përpikëri
Subjekti vendos shenjë informuese në hyrje të objekteve vëmendja të tërhiqet në veçanti për mbajtjen e distancës dhe mos përzierjes mes grupeve
Subjekti në mënyrë të rregullt informon të punësuarit për masat e shëndetit dhe të sigurisë gjatë kontaktit më klientët
Stafi të trajnohet për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (p.sh Maskave, Mbrojtësve të fytyrës,rrogave mbrojtëse etj ).
Stafi informon klientët qe pagesat preferohet të behen në mënyra alternative pra jo para kesh.

MENAXHMENTI
Implementimi i masave të ngrihen ne nivel menaxhmenti, me qëllim respektimin dhe përshtatjen e tyre në mënyrë sa ma efektive të mundshme.
Menaxhmenti të përkujdesët per pikat dezinfektuese kontrollimin e tyre brenda dhe jashtë objektit , të përkujdesët qe ato përherë të jen të mbushura me produktet si sapun,dezinfektues .
Të siguroj produktet dezinfektuese,
Të punësuarve të ju kërkohet në mënyrë kofidenciale të paraqesin nëse janë pjesë e grupit të personave me rrezikshmëri të lartë .
Menaxhmenti të siguroj qe të punësuarit të bëjnë pauza në intervale më të shkurta kohore.
Personi përgjegjës në ndërmarrje të kontrollon zbatimin dhe mbarëvajtjen e masave .
Orari i punës të jetë 7.00 – 24.00
TË DHËNAT PERSONALE ( VLENË PER KONFERENCA )
Subjekti afarist regjistron detajet e kontaktit të klientëve në mënyrë që në të ardhmen të jet i mundshëm gjurmimi i një zinxhiri të mundshëm infeksioni .
Te dhënat e kërkuara nga organet kompetente duhet të jenë plotësisht konfidenciale
Subjekti afarist duhet të jete në gjendje që prej një afati 14 ditësh të paraqes se cili punonjës ka shërbyer tavolinat dhe klientët e caktuar .

INSTITUCIONET QENDRORE, ATO LOKALE DHE INSPEKTORIATI TE KERKOJNE MA TEPER ZBATIMIN E MASAVE
OHTK-ja është kategorik për zbatimin e masave të parapara për Virusin Covid 19.

KY DOKUMENT JU ESHTE SPJEGUAR TE GJITHË PUNONJESVE

Të fundit

Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë tha se “vlera e projekteve infrastrukturore, që janë të rëndësishme për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës” dhe që “do

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me grup punues për marrëveshjen e Uashingtonit

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtoni

Shumica e kompanive mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë

Me siguri jeni lodhur duke dëgjuar që puna në distancë do të zgjasë për shumë kohë. Por të dhënat e reja të një studimi tregojnë pikërisht këtë. Një studim i ri nga 451 Research –

Sony jep lajmin e hidhur për PlayStation 5

Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë. Entuziastët e lojë

Mark Zuckerberg adhurues i madh i Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsu

Mbi 45 milionë borxhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim. KRUP falënderon të gjithë konsumatorët

Info Tjera