Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_2804311669789131.jpeg

Mbi 45 milionë borxhe



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim.

KRUP falënderon të gjithë konsumatorët  për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!

“Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.”

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara”, thekson KRUP.

Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro.

“Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, njofton KRUP.

Të fundit

Bordi i Përkohshëm aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE z. Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka

Mësohet data e lansimit të telefonit të rrotullueshëm nga LG

Kompania për prodhimin e telefonave të mençur LG ka paralajmëruar dy projekte të reja që do ti shpalos vitin e ardhshëm. Fjala është për Rainbow dhe B Project. I pari pritet të jetë një v

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset

Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hap

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Rukiqi: Kosova në kolaps ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojn

Info Tjera