Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_2804311669789131.jpeg

Mbi 700 mijë euro nga diaspora për menaxhimin e pandemisë



Është bërë e ditur, se vlera e grumbullimit të të ardhurave nga diaspora vetëm për Covid është mbi 717 mijë euro, ndihmat këto të ardhura nga diaspora, tha drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili.

“Nga këto mjete, 667 mijë euro janë pranime nga qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës, kurse mbi 50 mijë euro janë pranime nga qytetarë brenda vendit”, tha ai.

Ndërkohë, deri më tani, 511 mijë euro janë alokuar në Fondin për Menaxhimin e COVID-19, të Ministrisë së Shëndetësisë, në kategorinë e shpenzimeve kapitale.

Kurse, 206 mijë euro të tjera janë bartur në buxhetin për vitin 2021, të cilat, thotë Ismaili, do shpenzohen vetëm për menaxhimin e pandemisë.

Duhet theksuar se ndihma nga diaspora ka ardhur pas thirrjes që u ka bërë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 prill të vitit të kaluar, vetëm një muaj pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.

Po gjatë vitit të kaluar, kur në Kosovë ishin në fuqi masat kufizuese të lëvizjes, qytetarë nga diaspora përmes aksione të ndryshme, kanë ndihmuar me pako ushqimore familje me kushte të rënda ekonomike, thonë nga organizata “Germin”.

Kurse në institucionet shëndetësore të Kosovës kanë sjellë 15 mijë teste dhe gjysmë milioni maska për qytetarët, si dhe veshje mbrojtëse kundër COVID-19.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera