Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/paga-atm-780x439-1.jpg

Ministria e Financave: Ata që nuk kanë përfituar nga subvencioni i pagës mund të parashtrojnë ankesë deri më 16 mars



Ministria e Financave njofton se të gjithë ata tatimpagues që nuk kanë përfituar nga subvencionimi i pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes mund të parashtrojnë ankesë.

Sipas MF-së, ankesa mund të bëhet e duke filluar nga sot e që vazhdon deri më 16 mars, për tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar nga ky subvencionim.

Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se Vendimi 03/59 i Qeverisë së Kosovës, me ndarje buxhetore prej 6.5 milionë, si vazhdimësi e Vendimit 10/33 me ndarje buxhetore prej 60 milionë euro është ekzekutuar. Tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike [email protected], duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

MF-ja thotë se, vetëm ankesat e parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen.

“Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave”, përfundon njoftimi.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera