Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/MF_02-scaled.jpg

Ministrja Bajrami u takua me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson



Ministrja e Financave Hykmete Bajrami priti sot në takim koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së që funksionojnë në Kosovë në të mirë të procesit të rimëkëmbjes ekonomike, rritjes së transparencës buxhetore, buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe temave tjera të interesit të përbashkët.

Ministrja Bajrami e njoftoi znj. Richardson me punën e Ministrisë së Financave në menaxhimin e financave publike dhe masave për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo e falënderoi znj. Richardson për ndihmën që OKB ka dhënë dhe po jep për Kosovën në fushën e ekonomisë dhe të demokratizimit të institucioneve.

Ndërsa, koordinatorja për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, e uroi Ministren Bajrami për detyrën e re dhe theksoi se misioni i OKB-së, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.

Të fundit

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Të premten është afati i fundit i pagesës së këstit të parë të borxhit që Telekomi i obligohet kompanisë Z-Mobile. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë se ndërmarrja e ka të vështirë të

Ndikimi i pandemisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë vitit 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri t

Pritet dalja në shitje e një iPhone të ri për ata që kanë pak para

Apple mund të hedhë së shpejti në treg një iPhone të lirë dhe të vogël të ndërtuar posaçërisht për fansat me buxhet të ulët. Versioni i këtij viti i iPhone SE mund të dalë pas disa

Gastronomët, katër propozime për Qeverinë – kërkojnë zgjatjen e orarit deri në ora 23:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i ka propozuar Qeverisë që të zgjatet orari i funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00, të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së p

Qeveria këtë javë vendosë kur do shpërndahen mjetet e Rimëkëmbjes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Kosovës brenda kësaj jave pritet që të marrë vendim lidhur me shpërndarjen e mjeteve të parapara në buxhetin e këtij viti për rimëkëmbje ekonomike. Kështu ka thënë

Bie kriptovaluta e famshme

Bitcoin, ra deri në 26% të dielën dhe të hënën, duke shënuar rënien më të madhe dy ditore që kur tregjet globale u tronditën për herë të parë nga pandemia vitin e kaluar. “Duhet të

Info Tjera