Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/hykmete-bajrami-ne-dogana.jpg

Ministrja Hykmete Bajrami viziton Doganën e Kosovës



Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka vizituar sot Doganën e Kosovës ku është takuar me menaxhmentin e lartë të Doganës.

Gjatë takimit me stafin udhëheqës të Doganës, Ministrja Bajrami u njoftua nga afër me punën dhe vështirësitë me të cilat po përballet Dogana në këtë periudhë të pandemisë si dhe për mbledhjen e të hyrave doganore për buxhetin e Kosovës. Me këtë rast, Ministrja Bajrami theksoi se oficerët doganorë duhet të rrisin efikasitetin e punës në luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit, si parakusht për rritjen e të hyrave tatimore doganore.

Ndërsa u.d. drejtori i Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka falënderoi Ministren Bajrami për vizitën dhe për përkushtimin e saj për të qenë sa më pranë oficerëve doganorë si dhe e njoftoi atë me aktivitetet e Doganës, me dinamikën e të hyrave tatimore doganore.

Ministrja Bajrami sot vizitoi edhe pikën doganore në Vërmicë ku u njoftua nga afër me punën e Doganës në këtë pikë, sidomos me qarkullimin e mallrave nga të dyja anët e kufirit.

Të fundit

Qeveria heq kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të organizoheshin në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve, si masë

Bajrami: Tërheqja e 10% të kursimeve nga Trusti mundësohet së shpejti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se tërheqja e 10% të kursimeve nga Trusti mundësohet së shpejti, teksa kërkon nga deputetët që të votojnë nesër Ligjin për Rimëkëmbje n

Qeveria shpërndan 365 milionë euro

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 milionë euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vit

Dyfishohet buxheti për pagesat direkte në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020. Për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë ed

TikTok përgjoi përdoruesit

Wall Street Journal raportoi një informacion që turbulloi edhe më shumë të ardhmen e TikTok-ut. Sipas analizës së WSJ (Wall Street Journal), disa versione të TikTok-ut nga 2018 deri në 2020 k

Mbyllen mbi 7 milionë llogari që shpërndanin lajme të rreme për Covid-19

Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavi

Info Tjera