Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/image1.jpeg.jpg

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës



Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë.

Në këtë raport, Instituti GAP paraqet ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 (janar-qershor) me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale.

Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %.

Ndërkohë rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera. Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me -47.08 %, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %.

Poashtu. gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklauran rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. 

Megjithatë, kjo pako nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsyje shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur.

Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak. 

Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.

Të fundit

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo siç njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” është paraqitur në Projektligjin e buxhetit për vitin 2021. K

Info Tjera