Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Trusti-Penzional-foto-nga-Jasir-Zeqiri-5.jpg

Nga tërheqja e 10% të TRUSTI-t fituan sidomos bankat



Nga tërheqja e 10 përqindshit në Trust duket se fituesit më të mëdhenj kanë qenë bankat komerciale në vend.

Së paku kështu thonë statistikat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në raportin mbi stabilitetin financiar të vendit për vitin 2020.

“Tërheqja e 10 përqind të mjeteve pensionale ka ndikuar në rritje të theksuar të aseteve të sektorit bankar, të cilat në dhjetor u shtuan për 225.6 milionë euro krahasuar me 78.3 milionë euro në nëntor 2020 (mesatarja mujore e rritjes gjatë periudhës janar-nëntor 2020 ishte për 33.4 milionë euro)”, thuhet në raport.Edhe niveli i depozitave në dhjetor 2020 u rrit për 215.4 milionë euro krahasuar me 66.9 milionë euro në nëntor 2020 (mesatarja mujore e rritjes gjatë periudhës janar-nëntor 2020 ishte 21.4 milionë euro).

Për më tepër, në dhjetor 2020, niveli i rezervave mbi rezervën e obliguar ishte për 302.1 milionë euro më e lartë, e që është dukshëm më e lartë se + 179.6 milionë euro në muajin paraprak, dhe +186.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Transferimi i mjeteve pensionale në llogari bankare të qytetarëve ka ndikuar edhe në rritje të theksuar të numrit dhe vlerës së transaksioneve përmes sistemit të pagesave i cili operohet dhe mbikëqyret nga BQK-ja.

“Numri i transaksioneve të kategorisë ‘pagë/pension’ në dhjetor 2020 arriti vlerën në 879.5 mijë sosh (mesatare mujore prej 472.5 mijë sosh gjatë periudhës janar-nëntor 2020), kurse vlera e transaksioneve arrit në 316.0 milionë euro (119.9 milionë euro mesatarja mujore gjatë periudhës janar-nëntor 2020)”, thuhet në raport.

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera