Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/deposit.jpg

Nivel rekord i depozitave



Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar për nivelin rekord të depozitave që kanë arritur në 4 miliardë euro dhe rimëkëmbje e plotë e kreditimit të sektorit bankar.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara që përfshijnë periudhën deri me 1 gusht 2020, niveli i depozitave tashmë ka kaluar vlerën prej 4 miliardë euro – vlerën më të lartë historike që nga themelimi i sistemit bankar në Kosovë.

Në kontekst të strukturës, akoma rreth 60% e depozitave janë depozita pa afat, 27% depozita me afat dhe 13% depozita të kursimit.

Rritja e depozitave në sektorin bankar, me një trend të përshpejtuar gjatë viteve të fundit, pasqyron besimin e klientëve në sektorin bankar, sektor që rregullohet dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Bankat vazhdimisht kanë avancuar platformat e tyre për pagesa dhe klientët tashmë kanë mundësi që të aplikojnë bankingun elektronik.

Avancimet në fushën rregullative si dhe mbikëqyrja profesionale, e përafërt dhe dinamike, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e besimit të klientëve ndaj sektorit bankar.

Përveç depozitave, kreditimi bankar ka shënuar rimëkëmbje të plotë duke arritur nivelet e kreditimit të periudhës së njejtë të vitit të kaluar.

Kreditë e reja të lëshuara nga bankat vetëm gjatë muajit korrik 2020 kanë arritur vlerën prej 145.0 milionë euro që paraqet vlerë shumë të përafërt me kreditimin e një viti më parë (146.2 milionë euro në korrik 2019) apo edhe duke e tejkaluar mesataren e kreditimit gjatë periudhën korrik 2015 – korrik 2019 (110.1 milionë euro).

Rimëkëmbja e kreditimit është reprezentative edhe sa i përket sektorëve, ku rreth 60% e kredive iu janë dhënë bizneseve.

Nivel rekord i depozitave prej 4 miliardë euro dhe rimëkëmbje e plotë e kreditimit të sektorit bankar

Të fundit

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Fillon “Autostrada e Paqes”

Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit. Këto dy korporata ditë më parë kanë

Edhe një arritje nga kompania Frutex

Kompania kosovare Frutex është certifikuar si operator i autorizuar ekonomik. Kjo certifikatë u nda nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka për drejtorin e Frutex,

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Të kujt janë pronat në Kosovë?

Serbia nuk ka pronë të saj në Kosovë dhe pretendimet e saj për prona në Kosovë janë krejtësisht të natyrës politike, vlerësojnë Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Muh

Info Tjera