Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_925524067958127-1-e1595847901485.jpeg

Nuk ka vota për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike



Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje projektbuxhetit 2021 pasi nuk pati vendim marrje në votim.

Deputetët e Vetëvendosjes (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe pse ishin prezent nuk votuan fare.

Për shkak të mos vendim marrjes, Komisioni ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike.

Diskutimi i Projektbuxhetit 2021 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere që zgjati përreth tri orë, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se që të këtë buxhet të qëndrueshëm për vitin e ardhshëm varet shumë edhe nga miratimi i Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Nëse nuk ndodhë shpejt miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të ketë pasoja të mëdha edhe buxheti për vitin 2021 si dhe mund të pësoj edhe më tej sektori privat. E po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të preken edhe pagat e sektorit publik”, tha Krasniqi.

Sa i përket ndarjeve buxhetore dhe kritikave nga opozita për shtimin e buxhetit për asfalt dhe zvogëlimin e mjeteve për shëndetësi, Krasniqi tha se projektet në infrastrukturë fatkeqësisht janë vazhdimësi, dhe janë të detyruar t’i realizojnë për të mos u ndëshkuar me penallti.

“Është e pa kuptimit që është rrit numri i invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës. Këto kategori po na bëjnë që të kemi mangësi buxhetore për 30 milionë euro në vit. Te shëndetësia, fatkeqësisht është ashtu siç potencuan deputetët. Mendojmë që me mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor të gjenden mjete financiare shtesë”, tha Krasniqi.

Kryetari i komisionit, Hekuran Murati tha se ka zvogëlim të buxhetit për Ministri të Shëndetësisë, ndërsa janë ndarë mjete për Ministri të Financave cek blanko pa pasur destinim të tyre.

Madje, Murati ka kërkuar që të kthehet sërish në Qeveri për plotësim ndryshim.

“Ky projektligj duhet të kthehet prapa, sepse nuk përmbush kriteret as për votim”, tha ai.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi ka arsyetuar fokusin e qeverisë për projektet infrastrukturore.

“Shumë projekte kanë mbetur pa u realizuar me vite të tëra, ato duhet të ndërtohet pasi janë të kontraktuara”, tha ai.

Të fundit

Rrjeti i madh me përditësime të reja

Facebook ka prezantuar përditësimet e fundit për përdoruesit e tij, të cilat kanë të bëjnë me festat e fundvitit dhe atë se çfarë i karakterizon më së shumti ato: dhurimin! Me ndryshimet

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Info Tjera