Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/AmCham-3-1.jpg

Odat Amerikane bisedojnë me administratën amerikane për rikuperimin ekonomik dhe sfidat e tjera



Agjenda digjitale e Administratës së Presidentit Joe Biden, rikuperimi ekonomik pas pandemisë COVID19 dhe siguria e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit, ishin temat kryesore të diskutuara ndërmjet përfaqësuesve të lartë të institucioneve amerikane me Odat Amerikane të Evropës, pjesë e të cilave është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Për tri ditë me radhë, drejtorët ekzekutivë të odave amerikane në Evropë kanë takuar përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme amerikane, në mesin e të cilëve edhe Peter Harrell, Dejtor i Lartë për Ekonomi Ndërkombëtare në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Në takim me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ku ka folur edhe Ambasadori Philip Reeker, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit, theksi është vënë mbi ekonominë transatlantike si dhe rrugën drejt rikuperimit ekonomik pas pandemisë COVID19, por edhe mbi të ardhmen e raporteve transatlantike.

Në këtë takim kanë folur edhe Matt Murray, Zëvendësndihmës Sekretar për Tregti, Politika dhe Negociata, Roland de Marcellus, Zëvendësndihmës Sekretar për Financa dhe Zhvillim Ndërkombëtar nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe të Biznesit, si dhe Ambasadorja Marcia Bernicat, Zyrtare e Lartë për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedis.

Për prioritetet e Administratës së Presidentit Biden që lidhen me fushën tregtare, rikuperimin ekonomik dhe të ardhmen e biznesit transatlantik, odat amerikane kanë biseduar edhe me Dale Tasharski, Ushtrues Detyre i Ndihmës Sekretarit për Tregjet Globale dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Komercial në Departamentit e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimet e organizuara nga Këshilli Evropian i Odave Amerikane (ECAC) me administratën amerikane si dhe Odën Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është biseduar mes tjerash edhe për Planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ndryshimet Klimatike dhe Drejtësinë Mjedisore dhe rolin e odave amerikane të Evropës në rivitalizimin e marrëdhënieve transatlantike, avancimin e qëndrueshmërisë.

Këshilli Evropian i Odave Amerikane është organizatë ombrellë e 45 odave amerikane e themeluar në vitin 1963, përfshirë edhe Odën Amerikane në Kosovë, ndërsa në Evropë përfaqëson interesat e 17,000 kompanive amerikane dhe evropiane me mbi 17,000 punonjës dhe 1.1 trilionë dollarë investime në të dyja kontinentet.

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera