Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_746284082775449-1.jpeg

Odat ekonomike kundër mbylljes totale: Rrezikohet humbja e vendeve të punës



Mbyllja totale eventuale po konsiderohet e rrezikshme për humbjen e vendeve të punës dhe falimentimin e bizneseve, duke e dërguar në këtë mënyrë vendin drejt kolapsit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se nëse vihen në zbatim masat e mbylljes totale rrezikohet stabiliteti financiar i vendit në aspektin buxhetor.

“Mbyllja eventuale është me rrezik shumë të madh sepse deri tani kemi pasur rrezik për vendet e punës, poashtu edhe për mbylljen e bizneseve ndërsa tash futemi në atë fazën edhe të rrezikimit të stabilitetit financiar të vendit si në aspektin buxhetor dhe financiar dhe kjo e bënë të pashmangshëm ndonjë kolaps”, tha Rukiqi për EO.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës (OEK), Arian Zeka, theksoi se karantinimi i Prishtinës do të kthente vendin në një situatë të rënies së aktivitetit ekonomik, duke shtuar se rrezikon një pjesë të madhe të kompanive drejt falimentimit.

“Mbyllja eventuale do të na kthente në një situatë të rënies së aktivitetit ekonomik ose zvogëlim i aktivitetit të përgjithshëm që rrezikon një pjesë të madhe të kompanive drejt falimentimit përfundimtar dhe natyrisht zvogëlimi i aktivitetit ekonomik do të qojë në rënien e të hyrave të përgjithshme edhe buxhetore të vendit duke e zvogëluar aftësinë e mëtejme të shtetit që të merret me pandeminë edhe në aspektin e kujdesit shëndetësor por edhe në aspektin e përkrahjes së bizneseve”, tha Zeka për EO.

Zeka tha diaspora mund të ketë një rol të rëndësishëm në fazën e rimëkëmbjes ekonomike. Sipas tij, nëse aplikohen masat kufizues, kolapsin mund ta shohim në ditët në vijim.

Të fundit

Qeveria ka paraparë edhe 182 milionë euro për biznese

Mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humb

Kërkohet heqja e TVSH-së për investimet në energjinë solare

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar projektin për “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtritshme në Kosovë”. Qëllimi i projektit nga INDEP ishte

ATK ka një njoftim për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vi

Samsung do të ofroj një opsion të ri në Galaxy S21

Gjigandi jug korean Samsung pritet të sjellë modelin e Galaxy S21. Por, ky model do të sjellë një mënyrë të lehtë për hapjen e tij. Derisa modelet tjera janë të krijuara për të mundësua

Rritet tregtia online në kushtet e covid në Maqedoni

Për shkak të korona-krizës, qytetarët i ndryshuan zakonet e konsumit. 36% prej tyre e kanë rritur vëllimin e blerjeve në internet. Që nga fillimi i krizës është shënuar rritje prej 177% t

GAP: Institucionet e Kosovës me rekrutime jomeritore

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, i cili analizon ndikimin e projektit britanik në emërimin e profesionistëve në pozita të larta udhë

Info Tjera