Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/AmCham-3-1.jpg

OEAK mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik



Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të krijojë mundësi për fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit për zhvillim të mëtutjeshëm, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit të mallrave, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe integrimin e plotë ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Adresimi i çështjeve ekonomike do të ndihmojë të dyja shtetet në aspektin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa investimet në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore si dhe operacionalizimi i vendkalimit të integruar kufitar do të lehtesojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Oda Ekonomike Amerikane rithekson se fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me shtetet fqinje kontribuon në përmirësimin e imazhit të vendit, ndërsa përshëndet marrëveshjen e sotme si një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit shumë të nevojshëm ekonomik të vendit.

Të fundit

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Ai tha se në fillim të këtij vit

Shqipëria paditet për koncesionin e terminalit të portit në Durrës

Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kont

Dështon sërish votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, por i njëjti mori vetëm 60 vota nga koalicioni qeverisës, pasi nga opozita votuan kundër duk

Zbulohet data kur do të prezantohet iPhone 12

Ngjarja e Apple iPhone 12 është vendosur të mbahet në muajin e ardhshëm dhe do të zbulohen katër modele të ndryshme.  iPhone 12 pritet të prezantohet më 13 tetor, para-porositë do të

Amerikanët të interesuar të investojnë në Brezovicë

Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike e shohin një mundësi të mirë për ta ringjallur qendrën e skijimit në Brezovicë pasi zyrtarët amerikanë thanë se janë të interesuar për të investuar

Info Tjera