Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/8-vjet-KEDS-1-min-780x439-1.jpg

Për 8 vjet KEDS thotë se investoi mbi 170 milionë euro



KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit, ndërsa thekson se përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit.

Sipas KEDS-it, mbi 170 milionë euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit.

“Për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje të reja, ka shtruar mijëra kilometra kabllo tokësore dhe ajrore dhe ka vendosur mbi 100 mijë shtylla të reja. Krahas këtyre investimeve, KEDS përgjatë 8 viteve ka zhvilluar dhe implementuar me dhjetëra projekte inovative, moderne e bashkëkohore të cilat kanë rritur efikasitetin dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në raport me konsumatorin”.

“Procesin e digjitalizimin të rrjetit KEDS e filloi qysh në ditët e para të operimit. Nisi me vendosjen e njehsorëve digjital, vazhdoi me automatizimin e leximit të njehsorëve përmes pajisjeve HandHeld ndërsa kulmoi me digjitalizimin e operimeve në rrjet, duke instaluar dy sisteme të avancuara digjitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga distanca dhe KOSOVANET si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv”.

Së fundmi, KEDS thotë se përfundoi digjitalizimin e komplet 69 nënstacioneve të tensionit të mesëm.

Sipas tyre, kjo do të mundësojë menaxhimin e nënstacioneve nga ndërtesa qendrore e KEDS, pastaj do të ndikojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së ndalesave në rrjet, të rritet shpejtësia e reagimit për intervenime, saktësia dhe efikasiteti i ekipeve të terrenit.

“KEDS përgjatë këtyre viteve u qëndroi vazhdimisht pranë edhe punëtorëve, duke i mbështetur dhe duke i trajnuar për të qenë sa më të përgatitur. Për të rritur sigurinë e punëtorëve gjatë kohës sa ata operojnë në terren, KEDS i pajisi ata me të gjitha pajisjet e domosdoshme të sigurisë në punë dhe njëkohësisht ndërtoi Qendrën e Trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo qendër moderne ka mundësuar që aksidentet në punë të përgjysmohen për mbi 50% derisa misioni është ‘Zero aksidente në punë’”.

“Krahas investimeve në rrjet, KEDS i ka qëndruar afër edhe komunitetit me projekte në fushën e përgjegjësisë sociale. Projekte që vlen të veçohen në mesin e shumë projekteve të realizuara janë projekti KEDS Academy që po ndihmon rininë kosovare në avancimin e njohurive teorike, praktike si dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe projekti WomEn, zotimi i kompanisë që përmes këtij projekti të përkrah fuqizimin e gruas në vendin e punës dhe në komunitet”, thuhet më tej.

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera