Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/4BB4DAAB-8DF1-43CF-BE48-0D226E9D8EAC.jpeg.jpg

Përfitimet dhe dëmet nga tërheqja e parakohshme e kursimeve pensionale



Instituti GAP sot ka publikuar një raport ku ka analizuar përfitimet dhe dëmet e mundshme nga tërheqjae parakohshme e kursimeve pensionale nga Trusti.

Ky raport tregon se iniciativa e Qeverisë për lejimin e tërheqjes së 10% të kursimeve pensionale është një metodë jokonvencionale e rritjes së kërkesës agregate në ekonomi.

Kjo masë nuk mbulon personat që më së shumti kanë nevojë, si ata të papunë dhe personate punësuar pa kontrata pune ku të ardhurat e tyre janë relativisht të vogla.

Shuma e përgjithshme që mund të tërhiqet me këtë masë është rreth 200 milionë euro, mirëpo marrë parasysh që një numër i madhi qytetarëve nuk kanë kursime të mjaftueshme në Trust për ta bërë të levërdishme tërheqjen e 10% tëtyre, ndikimnë kërkesë agregate nuk pritet të jetë i madh.

Për më tepër, përfituesit e kësaj mase, me tërheqjen e parakohshme të kursimeve, rrezikojnë të mbesin më heret pa të ardhura gjatë kohës së pensionit.

Megjithatë, pasi se tërheqja e të hollave nga Trusti është paraparë të bëhet në mënyrë vullnetare, qytetarët të cilët nuk duan t’i tërheqin kursimet pensionale, nuk janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë.

Në anën tjetër, meqenëse këto të holla nuk do të kompenzohen nga shteti, zbatimi i kësaj mase nuk do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit apo në borxhin publik të Kosovës.

Mundësia e tërheqjes së kursimeve të Trustit, për një pjesë të qytetarëve mund të lehtësojë barrën e borxhit të shkaktuar nga gjendja ekonomike e pandemisë dhe të rrisë qarkullimin e parasë në treg edhe për personat që nuk përfitojnë nga kjo masë.

Poashtu ekziston mundësia e punëdhënësve dhe punëmarrësve që në një të ardhme, në mënyrë vullnetare, t’i rikuperonin paratë e tërhequra në Trusti duke e rritur kontributin deri në 10% të pagës së tyre vjetore.

Ky raport analizon edhe aspektin e likuiditetit të vetë Trustit dhe të sistemit bankar në Kosovë në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për tërheqjen e parakohshme të kursimeve pensionale.

Raporti i plotë:
https://www.institutigap.org/documents/10654_trusti10.pdf

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera