Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/73352293_4051990264873562_936564546708137621_n.jpg

Platforma Made in Kosova po vazhdon me sukses të ndihmoj prodhuesit



Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes platformës Made in Kosova sot me sukses ka realizuar kontratën e radhës të shitjes për prodhuesit vendor.

Kësaj radhe kompania IMK – Industria Metalike e Kosovës shpk ka nënshkruar kontratë shitjeje me kompaninë Kovaci Termo në Lezhë – Shqipëri, për shitjen e tubave të çelikut, në sasi prej 53 ton. Kjo kontratë u realizua falë pranisë së kësaj kompanie në platformën Made in Kosova.

Platforma Made in Kosova është një panair i përhershëm online, ku secila kompani ka mundësinë që të prezantoj produktet e veta.

I ftojmë të gjitha kompanitë vendore që të jenë pjesë e platformës, ku do të bëhet dixhitalizimi i prezencës online dhe promovimi i produkteve të tyre.

Kjo platformë ka për synim që të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive kosovare, të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave globale.

Kompani IMK – Industria Metalike e Kosovës, u nda e kënaqur me shërbimet që ofron kjo platformë dhe përkrahjen që ofron për prodhuesit vendor.

IMK – Industria Metalike e Kosovës është një nga fabrikat më të mëdha në Evropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel, të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës.

Të fundit

KEK ndërpret praktikën e emërimeve arbitrare të menaxherëve

Korporata Energjetike e Kosovës ka theksuar se ndjehet e obliguar për sqarimin e opinionit, se shkrimi i publikuar në një portal në lidhje me “avancime të militantëve të partive në pozita t

Mehmeti: Bien remitencat për 14 përqind, sektori i sigurimeve më i godituri në pandemi

Si pasojë e pandemisë Covid-19, për herë të parë në vendin tonë kanë shënuar rënie të theksuar të ardhurat nga mërgata dhe kështu pritet të ketë rënie në vazhdimësi. Këtë vit ka

BSPK mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Sot, KEK-un e ka vizituar kryetari i BSPK-së Avni Ajdini dhe bashkëpunëtorja e tij Dafina Mehaj, të cilët u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Luigj Imeri me bashkëpunëtorë. Në

Bankat komerciale prezantojnë mundësitë për qasje në financa për bizneset e prekura nga COVID-19

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe. Gjatë kësaj konference,

Rreth 500 milionë euro kredi të reja për 5 muaj

Me gjithë telashet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, bankat në Kosovë po vazhdojnë të japin kredi. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, nga janari deri në muajin ma

BE miraton 32 mega projekte të reja për gazin natyror

Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile fondeve të BE-së për tubacionet e gazit dhe sistemet e ruajtjes, ndërkohë nga krahu tjetër zemërimi i ekologjistëve ka arritur kulmin, duke e q

Info Tjera