Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/money.jpg

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët



Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqiptarëve ishin sa 68.8% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Me këtë shifër, Shqipëria është bindshëm para vendeve të rajonit. Më i afërti është Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Vitin e kaluar, depozitat e shqiptarëve në banka u zgjeruan me dy pikë përqindje ndaj PBB-së, duke iu afruar sërish pragut të 70%, ku qëndronin deri në vitin 2017. As epoka e normave më të ulëta historike të interesit nuk e ka ulur shumë raportin e depozitave bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, shqiptarët ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare. Në vend nuk ka ende një treg kapitali që të ofrojë alternativa të tjera të investimit financiar.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare, shkruan Monitor.

Një faktor tjetër që nxit akumulimin e depozitave mund të jetë edhe pabarazia e konsiderueshme dhe fakti që një numër i kufizuar individësh grumbullojnë shumë më tepër para nga sa kanë nevojë dhe dëshirë të shpenzojnë. Në fund të vitit të kaluar, një pakicë prej rreth 96 mijë shqiptarësh zotëronte në fund të vitit të kaluar pothuajse 4.5 miliardë euro depozita bankare.

Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe të qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Këtë vit, raporti i depozitave ndaj PBB-së pritet të rritet akoma më shumë, sepse depozitat po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që ekonomia po pëson një tkurrje të fortë, që pritet të jetë të paktën 6%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%.

Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit. Pandemia e Covid-19 ka krijuar pasiguri dhe ka nxitur akoma më shumë prirjen e qytetarëve drejt kursimit. Që nga shkurti e deri në fund të shtatorit, totali i depozitave bankare është rritur me rreth 36 miliardë lekë.

Të fundit

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Të premten është afati i fundit i pagesës së këstit të parë të borxhit që Telekomi i obligohet kompanisë Z-Mobile. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë se ndërmarrja e ka të vështirë të

Ndikimi i pandemisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë vitit 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri t

Pritet dalja në shitje e një iPhone të ri për ata që kanë pak para

Apple mund të hedhë së shpejti në treg një iPhone të lirë dhe të vogël të ndërtuar posaçërisht për fansat me buxhet të ulët. Versioni i këtij viti i iPhone SE mund të dalë pas disa

Gastronomët, katër propozime për Qeverinë – kërkojnë zgjatjen e orarit deri në ora 23:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i ka propozuar Qeverisë që të zgjatet orari i funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00, të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së p

Qeveria këtë javë vendosë kur do shpërndahen mjetet e Rimëkëmbjes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Kosovës brenda kësaj jave pritet që të marrë vendim lidhur me shpërndarjen e mjeteve të parapara në buxhetin e këtij viti për rimëkëmbje ekonomike. Kështu ka thënë

Bie kriptovaluta e famshme

Bitcoin, ra deri në 26% të dielën dhe të hënën, duke shënuar rënien më të madhe dy ditore që kur tregjet globale u tronditën për herë të parë nga pandemia vitin e kaluar. “Duhet të

Info Tjera