Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/25111686627_5b5f9529b2_b.jpg

Porti 2 miliardë në Durrës



Kompania që ai drejton do të investojë në Shqipëri, të paktën 2 miliardë euro.

Është fjala për Mohamed Alabbar, drejtuesin e “Emaar grup”.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ndërsa ka folur për disa detaje lidhur me investimin e tij në Shqipëri, ai ka treguar ndër të tjera se porti që do të ndërtohet do të jetë të paktën sa dyfishi i marinës së Malit të Zi.

Pjesë nga intervista/ Fevziu: Përsze zgjodhët Durrësin për investim dhe jo ndonjë qytet tjetër?

Alabbar: Së pari bëj projekte të një shkalle të gjerë…

Fevziu: Pse jo Tiranën?

Alabbar: Kur mësova se porti do të zhvendoset dhe pashë vendodhjen e tij mendova: Ky port është në mes të qytetit dhe mund të bëhet marina më fantastike në Adriatrik.

Fevziu: Që është zemra e qytetit…

Alabbar: Ka përmasë madhështore dhe nëse i shton shumë dashuri dhe përkujdesje, mund të krijosh diçka që ja shton vlerat marinës, mikrpirtjes.

Fevziu: Është i ngjashëm me projektin tuaj këtu në Dubai, portin Rashi. Jam i saktë?

Alabbar: Po, çuditërsisht ne kemi marr edhe portin e qyteti në Duabi para dy viteve.

Fevziu: Tani ju do të punoni me portin e Durrësit dhe zonën përreth?

Alabbar: Do të përfshihet gjithë sipërfaqja e portit por duhet të përmirësojmë gjithë rrugët përreth.

Fevziu: Cili është projekti juaj në Durrës, çfarë do të ndërtoni ju atje, marinë, apartamente, hotele? Cili është masterplani?

Alabbar: Dikur fokusoheshim tek ndërtesat, por nuk është fjala për to. Nëse shihni Burj Khalifën nuk është fjala për ndërtesën, por shëtitjen që mund të bëjmë ne këtu me fëmiëjt tanë, të shohim përreth dhe tyë themi: Unë kam shpresa. Të buzëqeshim dhe të themi se jeta po bëhet më mirë. Unë mund të bëj shumë gjëra ne jetën time. Ne japim shpresa, frymëzim. Do të ndërtojmë marinën, portin, godina, hotele, rrugë për të ndryshuar jetën e vendit dhe turizimin.

Fevziu: Mendoni se pas investimeve tuaja jeta në Durrës dhe zonat përreth do të jetë më e mirë?

Alabbar: Kjo gjë që më shtyn mua të punoj çdo ditë: Si ta përmirësojmë jetën? Dua që të ecim dhe të themi: Unë po jetoj vërtet

Fevziu: Ju po flisni për gjithë panoramën, por unë kërkoj disa detaje . Sa i madh do të jetë investimi juaj?

Alabbar: Rreth 2 miliardë euro.

Fevziu: 2 miliardë euro në Durrës? Ky është investimi më i madh në këto 10 vitet e fundit. Kjo mundësi do të jetë vetëm për shqiptarët apo edhe për të huajt?

Alabbar: Është një treg i hapur, por pjesa më e madhe vendas. Mendoj se pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë, por unë s’mund të ndaloj dikë nga Bosnja, Kosova, Greqia, që të blejë këtu. Unë këtë projekt do ta promovoj edhe në Emirate dhe mund të vijnë edhe nga andej të blejnë.

Fevziu: Sa i madh do të jetë porti.

Alabbar: Nuk i kam shifrat e sakta, ua përmend më vonë, por mendoj se ka për të të dalë marina më e madhe në Adriatik.

Fevziu: Porti më i madh në Adriatik? Më i madh se porti i Malit të Zi?

Alabbar: Më shumë se dyfishi.

Të fundit

BQK thotë se do mbështesë ekonominë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka mbajtur takime me përfaqësues të bizneseve, të bankave komerciale dhe me drejtues të Fondit Kosovar për Garantimin e

Gastronomët paralajmërojnë protesta

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme gastronomët kanë mbajtur konferencë para mediave, pas paralajmërimit të masave të reja kundër COVID-19. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoq

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Konsumi i çokollatës zvicerane bie në nivelet më të ulëta në 40 vjet

Për herë të parë që nga viti 1982, konsumi mesatar vjetor i çokollatës në Zvicër ka rënë nën 10 kg për person. Mesatarisht, një banor zviceran grumbulloi 9,9 kg çokollatë në vitin 202

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Pas Ministrisë së Financave, dyshohet për sulm kibernetik edhe në Telekom

Pas sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave, është raportuar se ka pasur sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga policia. “Sot është raportuar për sulme kibe

Info Tjera