Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/maxresdefault-4.jpg

Prej cilave vende po vazhdojnë të importojnë më shumë kosovarët?



Blerja e mallrave nga vendet e rajonit, Bashkimit Evropian etj, për ekonominë e Kosovës, vazhdon të jetë e domosdoshme, shkruan Kosova Post.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), edhe në tremujorin e parë të këtij viti, raportet ekonomike të Kosovës, me vendet e tjera, mbesin pak a shumë të njëjta.

ASK ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (11.4%) në muajin shkurt 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 253,3 milion euro krahasuar me deficitin 227,4 milion euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin  (16.0%).

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2021 kishte vlerën 48,4 milion euro, ndërsa importi 301,7 milion euro, është një rritje prej (34.7%) për eksport si dhe (14.5%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (35.8%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.3%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (10.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.7%) produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (12.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.2%) produktet minerale, (9.9%) mjetet e transportit,  (9.6%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.3%) produkte të industrisë kimike,  (7.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 16,7 milion euro, ose rreth (34.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (50.7%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (14.5%), Gjermania (6.6%),  Holanda (2.5%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-27 ishin rreth 149,0 milion euro, ose (49.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (10.4%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.7%), Italia (5.9%), Greqia (5.7%), Sllovenia (4.4%), etj.

Në muajin shkurt 2021, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 16,1 milion euro, ose (33.4%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rënije prej (10.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i zi (2.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2021, arritën në 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia (5.3%),dhe Shqipëria (3.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,5 milion euro, ose (32.0%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (16.4%), dhe Zvicra (7.5%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 102,5 milion euro, ose (34.0%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (9.0%).

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera