Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/07_03_2021_18810413_parku_teknologjik_gap.jpg

Qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike si mjet për shpronësime të pronave private



Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike.

Projektligji synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.

Më 21 dhjetor 2020, Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat ekonomike.

Ky projektligj synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.

Sipas këtij projektligji, inicues për themelimin e zonës ekonomike mund të jenë Zyra e Kryeministrit/es, ministritë, komunat, një grup prej dy ose më shumë të shoqërive tregtare apo të shoqatave afariste.

Por, pavarësisht kush janë iniciuesit, projektligji sipas GAP kërkon një varg dokumentesh mbështetëse, ndër kryesoret edhe studimin e fizibilitetit apo arsyeshmërinë ekonomike.

”Përkundër asaj se baza ligjore për themelimin e zonave ekonomike ekziston që nga viti 2009, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e zonave ekonomike.”

”Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave (cost-benefit) të ekzistimit të tyre”, thekson GAP.

Sipas të dhënave të publikuara nga KIESA, deri më tani janë themeluar 10 zona ekonomike dhe tri zona të lira ekonomike.

Qeveria sipas GAP ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara.

Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për tu vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve.

Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për zonat ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftushme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera