Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/Agim-Krasniqi.jpg

Qeveria këtë javë vendosë kur do shpërndahen mjetet e Rimëkëmbjes Ekonomike



Qeveria në detyrë e Kosovës brenda kësaj jave pritet që të marrë vendim lidhur me shpërndarjen e mjeteve të parapara në buxhetin e këtij viti për rimëkëmbje ekonomike. Kështu ka thënë zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

Sipas tij, së pari do të merret një vendim i përgjithshëm në Qeveri për implementim të përgjithshëm të pakos së rimëkëmbjes ekonomike për tërë shumën prej 222.4 milionë euro.

“Në këtë vendim mjetet të cilat nuk janë të dedikuara për qëllime të caktuara do të ndahen nëpër institucione për zbatimin e masave të caktuara në mbështetje të biznesit, individëve dhe ministrive/komunave të cilat mbulojnë fusha të caktuara”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se me vendime të veçanta do të alokohen fondet në zbatim të pakos ku ministritë zbatuese përcaktojnë kriteret dhe afatet për implementim të këtyre masave.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Hapat për implementim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE) për vitin 2021

Në përgjigje të interesimit të mediave dhe pyetjeve të shumta duke i `u falënderuar, më poshtë mund të gjeni disa informata lidhur me Implementimin e LRE

Nenet e caktuara të ligjit për rimëkëmbje ekonomike që nuk kanë kërkuar ndarje buxhetore kanë filluar së zbatuari që pas aprovimit të ligjit në dhjetor 2020 si: tërheqja e kursimeve nga Trusti Pensional, lirimet tatimore etj.

Pjesët tjera të ligjit fillojnë së zbatuari me fillimin e ekzekutimit të buxhetit për vitin 2021 sipas mundësive buxhetore.

Së pari, do të merret një vendim i përgjithshëm në qeveri për implementim të përgjithshëm të pakos për rimëkëmbje ekonomike për tërë shumën prej 222.4 mln euro. Në këtë vendim mjetet të cilat nuk janë të dedikuara për qëllime të caktuara do të ndahen nëpër institucione për zbatimin e masave të caktuara në mbështetje të biznesit, individëve dhe ministrive/komunave të cilat mbulojnë fusha të caktuara.

Me vendime të veçanta do të alokohen fondet në zbatim të pikës 3 ku ministritë zbatuese përcaktojnë kriteret dhe afatet për implementim të këtyre masave.

Bizneset dhe qytetarët duhet të presin ministritë e linjës për t`u informuar për mënyrën se si do të shpërndahen këto fonde, kriteret që duhet plotësuar për të qenë përfitues dhe kohën e aplikimit nëse nevojitet aplikim.

Prioritet për fillim do të kenë fusha në të cilat është i domosdoshëm fillimi i zbatimit të masave: si p.sh arsimi, vijimi i pagesave për shtesa për sektor të caktuar, pagesat për të vet-punësuarit dhe ata që kanë humbur vendet e punës.

Gjatë vitit 2021 do të ketë zbatim të plotë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike. Fillimi i zbatimit të masave pritet të filloj gjatë janarit të këtij viti. I tërë procesi i implementimit do të zbatohet në mënyrë transparente.

Të fundit

Bllokohet gjiganti i teknologjisë

Facebook ka pranuar një çështje që la shumë përdorues të iPhone të pyesnin pse kishin dalë nga aplikacioni i mediave sociale. Gjiganti i teknologjisë zbuloi një “ndryshim konfigurimi” t

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes

ATK-ja me shërbim të ri elektronik për tatim paguesit

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes

Mbi 700 mijë euro nga diaspora për menaxhimin e pandemisë

Është bërë e ditur, se vlera e grumbullimit të të ardhurave nga diaspora vetëm për Covid është mbi 717 mijë euro, ndihmat këto të ardhura nga diaspora, tha drejtori i Thesarit të Kosovë

Robotët që vallëzojnë si njerëzit (Video)

Një video ku shihen disa robotë duke vallëzuar është bërë virale. Kompania e robotëve Boston Dynamics shpenzoi një vit e gjysmë për të krijuar makina që kërcejnë si njeriu. Robotë që

Çfarë nëse Nord Stream 2 nuk përfundon së ndërtuari?

Vendimi për të ndërtuar lidhjen e gazit natyror nga Rusia në Evropë u mor shumë kohë më parë dhe heqja e projektit mund të çojë në një sërë problemesh ligjore, paralajmëron Ministri i

Info Tjera