Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/AmCham-Logo-TV-e1521409703914.jpg

Qeveria synon të fuqizojë zhvillimin e ndërmarrësisë në vend



Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova (ICK) organizuan një forum virtual rreth formësimit të politikave shtetërore për nxitjen e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë, me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri.

Duke folur për përfshirjen e ndërmarrësisë brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Zëvendëskryeministri Tahiri theksoi se brenda buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm fokus i veçantë do t’i jepet nxitjes dhe fuqizimit të ndërmarrësisë përmes krijimit të lehtësirave për implementimin e ideve inovative.

“Qeveria duke e pasur këtë bosht, apo këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së vendit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit e ka një plan të caktuar, mirëpo në anën tjetër edhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike janë disa veprime të politikave që do të ndihmojnë, stimulojnë dhe subvencionojnë idetë inovative tek ndërmarrësia në Kosovë” tha zëvendëskryeministri Tahiri. 

Ndërsa, duke u ndërlidhur me ndryshimet e implementuara për t’u përshtatur me pandeminë COVID-19, Zëvendëskryeministri foli mbi Ligjin për Nënshkrime Elektronike, i cili mundëson kryerjen e një game të madhe të shërbimeve pa prezencë fizike, të cilën ai e cilësoi si lehtësim për qytetarët,  që rrjedhimisht mund të ndikojë në stimulimin e inovacionit, krijimin e vendeve te punës dhe zhvillimin ekonomik. 

Tutje, Tahiri ndau me pjesëmarrësit se brenda Qeverisë ekziston Programi për Zvogëlimin e Barrës Administrative që do të funksionoj në afat kohor për tetë vite, me qëllimin e intervenimit të menjëhershëm për zvogëlimin apo eliminimin e plotë të barrierave administrative që pengojnë zhvillimin e sektorit privat.  

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Info Tjera