Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/perniem.jpg

Raporti i FAO: Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve



Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve.

Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në total 942.2 mije ton perime, duke lënë pas Bosnje Hercegovinën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

Në raport theksohet se sasia më e madhe e prodhimeve bujqësore dominohet nga domatja që për vitin e kaluar fermerët prodhuan mbi 299 mijë ton, teksa nuk mbetet pas prodhimi i produkteve të tjera si bostanorët.

Në rajon vendin e pare për prodhimin e frutave e kryeson Serbia me 1.8 milionë ton fruta të prodhuara një vit më parë, e në listë pas saj sipas FAO vjen vendi ynë me 810.7 mije ton.

Sektori i bujqësisë ka një ndikim jo të vogël në ekonominë e vendit. Pesha e saj u rrit ndjeshëm veçanërisht gjatë vitit të shkuar në 19.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kjo edhe si rrjedhojë e rënies së fortë që pësuan sektorët e tjerë shërbimet e tregtia për shkak të pandemisë.Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë periudhës janar-shkurt shitjet e produkteve bujqësore shënuan një rritje me 23% në raport me vitin 2020, ndërsa zgjerimin më të madh të eksporteve e shënuan zarzavatet, fruta perimet si dhe bimët mjekësore./Panorama

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera