Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/cars-780x439-1.jpg

Renault dhe Daimler shfaqin shenjat e para të rimëkëmbjes financiare



Renault e Daimler në raportet e tremujorit të tretë konstatojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me gjysmën e parë të vitit edhe pse me shifra ende të ulëta nga viti 2019. Tendenca në ngjitje po i rrit pritshmëritë.

Dy nga prodhuesit kryesorë të automjeteve në Evropë bënë publike raportet e tyre të tremujorit, duke treguar shenjat e para të rimëkëmbjes pas një tremujori katastrofal. Tregu botëror i automobilave pa një tendencë rritjeje, nga një rënie prej 28 për qind në gjysmën e parë të vitit në një rënie prej 4 për qind në tremujorin e dytë.

Kompania franceze Renault dhe ajo gjermane Daimler-Benz publikuan shifra që tregojnë një situatë më të keqe në lidhje me shitjet dhe të ardhurat sesa në vitin 2019, por me të dhëna dukshëm më të mira se gjysma e parë e vitit 2020 gjatë kulmit të krizës së pandemisë COVID-19.

Në raportin e saj mbi tremujorin e tretë të vitit, Renault njoftoi se të ardhurat e kompanisë kapin vlerën e 10.4 miliardë eurove me një rënie prej 8.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shifrat e shitjeve ishin pak më të mira – me 806.320 njësi të shitura – rënie me vetëm 6.1 për qind nga e njëjta periudhë në vitin 2019.

Kjo markë pati rezultate të mira veçanërisht në Evropë me 2.9 për qind më pak njësi të shitura në një treg me rënie prej 5 për qind. Renault gjithashtu pa një rritje të konsiderueshme në shitjet e automjeteve elektrike, në shitjet e makinës së saj ZOE me 157 për qind, ekuivalente me mbi 27 mijë njësi.

Kompania Daimler-Benz pa gjithashtu një tendencë në rritje, që e shtyn kompaninë të parashikojë fitime deri në fund të vitit. Ndërsa shitjet dhe të ardhurat mbetën nën shifrat e vitit 2019, ato u rritën nga gjysma e parë e vitit dhe fitimet e kompanisë para interesit dhe taksave (EBIT) tejkaluan madje ekuivalentin e vitit 2019.

Sidoqoftë, në vitin 2019 EBIT ishte veçanërisht i ulët, thuajse poshtë 60 për qind, për shkak të një tregu të dobësuar të automjeteve dhe pasojave ligjore nga skandali i emetimeve të naftës.

Fitimi operativ për kompaninë u rrit me 14 për qind, duke arritur vlerën 3.7 miliardë eurove falë shitjeve të forta në Kinë dhe uljes së kostove. Daimler pret rezultate të ngjashme për tremujorin e katërt, rezultate të cilat do të çonin në një rikthim të shitjeve ndërmjet 4.5 për qind dhe 5.5 për qind.

“Me këtë vrull, ne jemi në rrugën e duhur për ta bërë biznesin tonë më hermetik, Transformimi i Daimler, megjithatë, është një garë në distancë të gjatë. Ne jemi duke e mbajtur ritmin me fokus dhe disiplinë të madhe”, shpjegon shefi i financave i Daimler, Harald Wilhelm.

Ndërkohë, përpjekjet e ristrukturimit dhe zvogëlimit të ndërmarrjes vazhdojnë.

Wilhelm thotë se, “pothuajse dy mijë punëtorë janë pajtuar për largim vullnetar, program i propozuar nga Daimler me qëllim kufizimin e vendeve të punës që shkurtohen në mënyrë të njëanshme”.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve, tregu për automjetet e bizneseve shënoi gjithashtu një kthesë të fortë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian regjistrimet për këtë kategori u rritën me 13.3 për qind krahasuar me shifrat e shtatorit të kaluar, me një rritje veçanërisht të fortë në Itali me 17.8 për qind, Gjermani me 17.6 për qind dhe Francë me 15.1 për qind. /Deutsche Welle/

Të fundit

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo siç njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” është paraqitur në Projektligjin e buxhetit për vitin 2021. K

Info Tjera