Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/market.jpg

Rriten çmimet e produkteve



Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2021, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4% në muajin mars 2021.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.4% në muajin mars 2021, krahasuar me muajin shkurt 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (2.8%); pemë (3.8%); pije alkoolike (1.6%); këpucë (3.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (4.7%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it, perime (-1.5%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.2 për qind në muajin mars 2021, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.5%); qumësht, djathë dhe vezë (2.5%); vajra dhe yndyrat (10.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemë dhe perime (1.3%); pije alkoolike (2.5%); duhan (4.6%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.5%); gaz (3.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (3.9%); pajisje shtëpiake (3.4%); produkte farmaceutike (3.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (3.6%); shërbime për transport (4.2%) – “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (2.7%); shërbime hoteliere (1.0%); kujdes personal (1.0%); dhe shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-12.9%); perime (-5.7%); energjia elektrike (-10.8%) – zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021 – me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.8 për qind) në IHÇK.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera