Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Autostrada-Prishtine-Shkup-960x480-1.jpg

Rritet dinamika e punimeve në autostradën për Kosovë



Ministri i transportit nga Maqedonia, Boçvarski paralajmëroi kontrolle të rrepta për dinamikën e realizimit të punimeve.

Kjo vjen pasi realizimi i punëve për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë që në fillim është vonuar për gjashtë muaj.

“Pas vonesave të shumta kanë filluar edhe punimet përgatitore për ndërtimin e autostradës Bllacë-Shkup. Ndodhemi këtu mes pyjeve ku edhe po punohet për pastrimin e terrenit që të mund të fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës”.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, në paraqitjen e parë, deklaroi se realizuesit e punimeve duhet të punojnë sipas dinamikës së paraparë.

Nga ajo që kam sot si informata, atje kryerësi i punimeve është vendosur në punë, por duhet ta ndjekim edhe dinamikën, e nëse ajo dinamikë është e ulët do të bëjmë presion që sa më shumë që është e mundur të ç’bllokohet dhe të vazhdojë me ndërtim. Nëse ka ndonjë probleme institucional jemi këtu që ta zgjidhim, por nëse problemi është tek realizuesit e punëve gjithsesi ti shpejtojmë dhe ti kujtojmë për afatet, pasi mjete ka, ata mjete që janë duhet të realizohen -tha Bllagja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Autostrada Bllacë-Shkup duhet të ndërtohet në dy faza.

E para është e gjatë 2 kilometra dhe duhet të jetë gati për 18 muaj.

Megjithatë deri më tani ka rreth gjashtë muaj vonesë nga afati i paraparë.

Ndërsa seksioni i dytë, është i gjatë mbi 10.5 km dhe duhet të përfundojë për 36 muaj, respektivisht brenda vitit 2023.

Autostrada do të jetë e gjerë 27,5 metra, me dy trase me nga tri korsi prej 3,5 metra.

Do të ketë katër tunele dhe tetë ura.

Dy lidhje, njëra në fshatin Bllacë dhe tjetra në qarkoren në Stenkovec.

Vlera totale e autostradës Shkup-Bllacë prej 12.5 km parashihet të kushtojë 110 milion euro. 26,7 milion euro jepen nga Fondi i Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor ndërsa pjesa tjetër, mbi 70 milion euro, do të merret kredi prej Bankës Evropiane për Zhvillim.

Të fundit

BERZH: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 përqind

Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm mund të kthehet në binarë me një rritje prej 4 për qind,

Deklaratë e përbashkët nga Oda Amerikane në Kosovë dhe Oda Amerikane në Serbi

Në vijim të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi normalizimin ekonomik, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikane

ATK nis komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset

Pandemia COVID-19 përveç krizës shëndetësore ka goditur mjaftë shumë edhe sektorin e ekonomisë në vendin tonë, ku me rritjen e numrit të të infektuarve kemi pasur shtim të masave të kont

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të k

4K po zëvendësohet me 8K

Pavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike p

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha

Info Tjera