Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/ATK_administrata_tatimore_e_kosoves-600x360-1.jpg

Rritet qarkullimi i bizneseve, ka trend pozitiv në mbledhjen e tatimeve



Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar që pati rënie 1.2 miliard euro për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për periudhën janar-prill të këtij viti, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro taksa, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë.

Drejtues të ATK-së konsiderojnë se në bazë të këtij trendi ka një stabilitet në mbledhjen e taksave.

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi-Sefa, thekson se krahasuar me planifikimin e të hyrave, ATK ka inkasuar 15.8 milionë euro më shumë ose 8.6%.

“Për këta katër muaj Administrata Tatimore Kosovës ka një performancë të mirë, është duke i tejkaluar pritshmëri që i ka pasur krahas planifikimeve që ka bërë. Për periudhën janar-prill ne kemi inkasuar 201.3 milionë euro, që nëse krahasojmë me planin e vitit të kaluar ne kemi inkasuar më shumë 54.6 milionë euro, ndërsa nëse krahasojmë edhe me planifikimet të cilat i kemi pasur në këtë katër mujor, i bie që kemi inkasuar 15.8 milionë euro”, thekson Bytyqi Sefa.

Zëdhënësja e ATK-së po ashtu deklaron se nëse vazhdon ky trend pozitiv i të hyrave, presin një përmbyllje të kënaqshme të të hyrave deri në fund të vitit.

“Në bazë të ecurisë të këtij trendi konsideroj që do të kemi edhe një përmbyllja të 6 – mujorit me performancë të njëjtë. Mirëpo në bazë të këtij trendi konsiderojmë që kemi një stabilitet tatimor dhe po punojmë në maksimum që t’i arrijmë të gjitha objektivat tona pavarësisht situatës e cila është krijuar në vitin e kaluar, por edhe në fillim të këtij viti nga pandemia Covid-19”, thotë ajo për kp.

Bytyqi-Sefa thekson po ashtu se në këtë vit kanë arritur që tatimpaguesve t’iu lehtësojnë deklarimin e pasqyrave financiare, përmes platformës elektronike EDI.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera