Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/export.jpg

Serbia po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit



Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Europian transit për në Republikën e Kosovës, duke detyruar bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi, shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosvës (OAK) kishte me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Kjo po ndikon në ngritjen e Ò«mimit të produktit, me Ò«ka po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Europian me çka bizneset tona po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera.

Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Europian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë, Holandën…etj. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkuara deri më tani.

Lidhur me këtë Ò«ështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vit dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe Ò«ështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet, ishin problemet të cilat OAK i shpalosi para Minstrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi.

OAK ka ngritur si Ò«ështje tjetër shqetësuese edhe nevojën që  Ligji për Tregti të Brendshme të diskutohet me palët e interesit dhe të shkoj sa më parë në Kuvend, Ligji për investime strategjike dhe heqja e detyrimit për pagesen e TVSH-së për blerjen e lëndës së parë brenda vendit.

OAK ka shprehur shqetësim se në rast se nuk përkrahet me urgjencë binzesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm.

Anëtarët e Bordit Lulzim Begaj dhe Arsim Selmonmusaj kërkuan sqarime shtesë nga Ministri Veseli, rreth vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës si dhe Ò«ështjes së vendosjes së flamujve në artikuj tek marketet, duke pasur parasysh se taksa tashmë është larguar.

Ministri Veseli, ceku se disa nga kërkesat tona tashmë i kanë adresuar dhe janë duke pritur përgjigje. Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, Ministri theksoi se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje. Përderisa për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës Ministri shpjegoi në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj nënkryetar i bordit, Lulzim Begaj-anëtar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun. 

Të fundit

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Ai tha se në fillim të këtij vit

Shqipëria paditet për koncesionin e terminalit të portit në Durrës

Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kont

Dështon sërish votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, por i njëjti mori vetëm 60 vota nga koalicioni qeverisës, pasi nga opozita votuan kundër duk

Zbulohet data kur do të prezantohet iPhone 12

Ngjarja e Apple iPhone 12 është vendosur të mbahet në muajin e ardhshëm dhe do të zbulohen katër modele të ndryshme.  iPhone 12 pritet të prezantohet më 13 tetor, para-porositë do të

Amerikanët të interesuar të investojnë në Brezovicë

Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike e shohin një mundësi të mirë për ta ringjallur qendrën e skijimit në Brezovicë pasi zyrtarët amerikanë thanë se janë të interesuar për të investuar

Info Tjera