Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/shkenctaret-e-vaksines.jpg

Shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër coronavirusit bëhen miliarderë



Një vit pasi rasti i parë i COVID-19 u regjistrua në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor të vitit 2019, pandemia ende po qarkullon nëpër botë, por fillimi i fundit të saj ngadalë ka filluar të shihet.

Shpresa për shërim do të jetë një program vaksinimi kundër coronavirusit që ka filluar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe një trajtim premtues me antitrupa që mund të shtypin fillimin e simptomave më të rënda të sëmundjes.

Këto zbulime mjekësore mundësuan gjithashtu shfaqjen e një morie miliarderësh të rinj të cilët u pasuruan pasi investitorët nxituan të investojnë para në zhvillimin e vaksinave, metodat e trajtimit dhe zhvillimin e pajisjeve mjekësore.

Revista Forbes gjeti 50 miliarderë të rinj në sektorin e kujdesit shëndetësor këtë vit. Të sapoardhurit më të dukshëm janë shkencëtarët që qëndrojnë pas dy vaksinave më të suksesshme të coronavirusit – ai i zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech dhe tjetri i zbuluar nga Moderna.

Ugur Sahin, CEO i BioNTech, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij, Ozlem Tureci, tani vlejnë 4.2 miliardë dollarë.

Stephane Bancel, drejtori i Modernas, ka 4.1 miliardë dollarë. Rritja marramendëse e Modernas krijoi dy miliarderë të tjerë nga investitorët e saj të parë, imunologun e Harvardit, Timothy Springer dhe shkencëtari i MIT, Robert Langeri.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera