Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/1200px-Vjosa_bei_Tepelena.jpg

Shkenctarët e Universitetit Boku: Hidrocentralet në Vjosë nuk janë efiçentë



Shkencëtarë nga Univesiteti Boku në Vjenë i janë bashkuar kolegëve të tyre shqiptarë për të studiuar Luginën e Vjosës.

Grupi i Top Story, u rikthye edhe njëherë në Poçem dhe Kalivaç së bashku me shkencëtarët austriakë.

Ata kanë mbërritur në vendin tonë për studimin e sedimenteve të rrjedhës së lumit.

Sedimentet materiale si gurë, llum ose objekte të tjera, të krijuara nga erozioni që shkakton lumi.

“Fantastike. Një lumë të tillë nuk e sheh më në Europë. Ka përmasa mahnitëse. Pjesërisht, e kuptoj, sepse elektriciteti është i rëndësishëm. Por do të humbni një vend fantastik. Dhe s’do të jetë e lehtë, me të gjitha sedimentet, sepse do të kapen të gjitha nga diga. Do të mbushet shumë shpejt. Do të jetë e vështirë për t’u menaxhuar”, thotë Johann Aigner, Sedimentolog.

Studiuesit kishin lënë 6 muaj më herët një pajisje që mat nivelin e ujit.

Nëpërmjet kësaj të dhëne llogariten edhe prurjet e sedimenteve.

Por, fatkeqësisht kjo pajisje moderne ishte grabitur.

“Po, ishte një pajisje e rëndësishme për projektin tonë, sepse duhej të masnim rritjen e nivelit të sipërfaqes dhe elementet e shkarkimit. Pajisja ishte instaluar këtu dhe funksiononte që nga marsi. Fatkeqësisht, i humbëm të gjitha të dhënat që nga marsi. Tani na mungojnë të dhënat për të llogaritur transportin e sedimenteve në këtë zonë të Vjosës”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog.

Është një ngjarje e pakëndshme. Të dhëna të rëndësishme kanë humbur, që do të thotë se koha punon në të kundërt të aktivistëve.

“Po, biseduam me kolegët për alternativa. Mund të vendosim një pajisje tjetër ose të shohim mundësi të tjera për të marrë informacion, për ndryshimet e nivelit të shkarkimeve, pasi nevojiten për të pasur një mesatare vjetore të sedimenteve pluskuese dhe të atyre në shtratin e lumit”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog

Studimi i sedimenteve është një proces që mund të kryhet nga Instituti Meteorologjik, por për shkak të mungesës së pajisjeve, sot e kësaj dite, ky institucion shtetëror nuk ka bërë matje të tilla.

Edhe një matje që kryhet nga të shkencëtarë të huaj, është dëmtuar.

Ky është vetëm dyshimi i parë, sesi jepen lejet për HEC-e pa bërë studime të mirëfillta.

“Nuk ka pasur studime të tilla për fat keq, mundohemi të ngrenë zërin të bëhen studime, qoftë edhe me partnerë të huaj, le të themi ka grupe ndryshme ne kemi punuar edhe me italianë në studime mirëfillta”, thotë Klodian Skrame, Pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë. “Duhen projekte të mëdha kërkimi dhe përmirësim, sidomos për menaxhimin e sedimenteve. Por, në këtë rast, në një lumë kaq të patrazuar, unë do të rekomandoja që të mos preket për hidrocentrale”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog. / tch

Të fundit

Mustafa premton mbështetje për fermerët llapjan

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë vizituar kultivuesit e pem

Shoqata e Gastronomeve: Po shkojmë drejtë bankrotimit

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga sot të gjitha shërbime e gastronomisë, përfshirë restorantet, kafiteritë, klubet e natës të mos o

Votohet rishikimi i buxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Me gjashtë vota për dhe katër kundër, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar në favor të rishikimit e buxhetit për vitin 2020. Pas një debati të gjatë në komision është vendosur q

BE-ja parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia COVID-19

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë COVID-19, e cila, për disa muaj, ka bllokuar bizneset

Formohet Trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë. Në

Ministria e Financave nuk do ta kompensojë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se nuk do të kompensohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve të mbledhura në Trustin Pensional. Qytetarët mund të tërheqin m

Info Tjera