Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kafiqet-scaled.jpg

Shoqata e Gastronomeve: Po shkojmë drejtë bankrotimit



Pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga sot të gjitha shërbime e gastronomisë, përfshirë restorantet, kafiteritë, klubet e natës të mos ofrojnë shërbime nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e vendit tonë.

Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën sociale 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “take away” apo “merre me vete”.

Pas këtij vendimi, Shoqata e Gastronomeve ka thënë se, shkurtimi i orarit të punës, po e dërgon drejt bankrotimit këtë sektor.

“Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë që vetëdijesimi i klientëve tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonë në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë. Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijesimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Të fundit

Nivel rekord i depozitave

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar për nivelin rekord të depozitave që kanë arritur në 4 miliardë euro dhe rimëkëmbje e plotë e kreditimit të sektorit bankar. Sipas të dhënave të fundi

Microsoft risjell lojën me të cilën mund të vizitoni botën pa shpenzime

Microsoft do të lëshojë edicionin e fundit të softwerit të tij të famshëm ‘Flight Simulator’ për kompjuterët personal këtë muaj me grafikë që do të na mundësojnë të shohim botën

Si po mashtrohen konsumatorët me sasinë e produktit

Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta.  Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marr

“E dua shqip”, nisma më e re për promovimin e produkteve shqiptare

“E dua shqip” është nisma më e re e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’. AIDA, njofton se, ç

Chrome ju mundëson blerjet online

Së shpejti Google do të prezantojë verifikimin biometrik në Chrome në pajisjet Android në përpjekje për ti bërë më të lehtë blerjet përmes shfletuesit. Përdoruesit ende duhet të vendos

Kërkohet ulja e normave të interesit

Oda e Afarizmit të Kosovës ripërsërit për të disatën herë kërkesën për uljen e normës së interesit kështu duke i dërguar shkresë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi

Info Tjera