Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/bqk-kredi-kosove-780x439-1.jpg

Shtyrja e pagesave të kredive, zbuti ndikimin negativ tek huamarrësit dhe bankat



Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sa i përket shtyrjes së pagesave për kthimin e kredive.

Sipas një komunikate të BQK-së, në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues  për Artikullin  IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe më pastaj vendimi për  riprogramimin e kredive deri në 1 vit kanë zbutur ndikimin te huamarrësit dhe bankat.

“Vendimi për t’i shtyrë pagesat e kredisë në mars rezultoi me një moratorium tremujor në pagesa të kredisë, që u shfrytëzua nga më shumë se 50 për qind e gjithsej kredive bankare. Me mbylljen e kësaj dritareje, në qershor BQK lejoi aplikime për zgjatje dhe ristrukturim të kredive deri në 1 vit, në baza individuale. Pas mbylljes së kësaj dritareje, në shtator u riprogramuan rreth 15 për qind e regjistrit të kredive bankare”, thuhet në këtë deklaratë.

Më tej thuhet se, FMN gjithashtu, vlerëson se heqja e masave rregullative duhet të jetë graduale dhe BQK-ja duhet të  përshtatë planet e saj në pajtueshmëri me pritjet për rritjen ekonomike  për vitin 2021.

Këto vlerësime vijnë nga një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Gabriel Di Bella, që zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor.

Të fundit

​Ministrja Bajrami për skandalin e 2 milionëshit: Janë bllokuar 560 mijë euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë

Sanohen deformimet në rrugën N2, Prishtinë-QMI

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, po bëhet edhe sanimi i deformimeve në rrugën nacionale N2, përkatësisht nga kryeqyteti

Gërxhaliu:MSA mundësi shumë dimenzionale e pa shfrytëzuar nga Kosova

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin poli

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Info Tjera