Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/work-from-home-tips-coronavirus.jpg

Shumica e kompanive mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë



Me siguri jeni lodhur duke dëgjuar që puna në distancë do të zgjasë për shumë kohë. Por të dhënat e reja të një studimi tregojnë pikërisht këtë.

Një studim i ri nga 451 Research – një njësi e Inteligjencës së Tregut Global të S&P – anketoi 575 vendimmarrës të IT, nga industri të ndryshme.

Studimi zbuloi se 67% e të anketuarve presin që politikat e punës nga shtëpia të mbeten në fuqi përgjithmonë ose të paktën për një periudhë të gjatë.

Kompanitë, përfshirë Twitter dhe Square tashmë i kanë udhëzuar punonjësit e tyre, të punojnë nga shtëpia përgjithmonë.

Kjo politikë mund të ketë përfitime për punëtorët, në kompanitë që punojnë tërësisht online. Ata mund të ndjehen më të lumtur në përgjithësi dhe mund të kenë më shumë liri në transport dhe vendbanim.

Përsa i përket punonjësve, që mund të kthehen në zyrë, rikthimi i gjendjes normale është ende i largët.

Sondazhi zbuloi se 20% e të anketuarve thanë se organizatat e tyre do të vazhdojnë të paktën edhe gjatë vitit 2021 me kushte të ndryshuara të punës – përfshirë punën në distancë, veshjet mbrojtëse dhe distancimin social.

“Një rikthim në normalen e vitit 2019 nuk do të jetë e mundur për kompanitë”, tha më herët John Beattie, një ekspert i rimëkëmbjes së fatkeqësive, për Business Insider.

Me masat e rrepta të sigurisë, që kërkohen për të rihapur zyrat, është e logjikshme që kompanitë nuk po nxitohen të rikthehen në normalitet.

Të fundit

KEK: Miniera asnjëherë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është

OAK: Ndëprerjet e lidhjeve telefonike dhe mosnjohja e kodeve të internetit në Kosovë, faktor dëmtues i bizneseve

Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

Nënshkruhet Memorandumi për zhvillim të mëtejmë të tregjeve financiare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë, Ervin Met

Forumi Ekonomik: Më 2025 robotët zëvendësojnë punëtorët

Në vitin 2025 parashikohet që gjysmën e punëve që bën njeriu do t’i bëjnë makineritë robotike. Një parashikim i tillë vjen nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili shkruan se “revolucioni r

Oda e Afarizmit: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mosefikasiteti i MPJ-së

Problemet e bizneseve me ambasadat, kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gj

Info Tjera