Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/0_vSyL7wqqyoZ9ouRQ.jpg

4K po zëvendësohet me 8K



Pavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike për t’iu bërë ballë gjatë rrugës.

Në NAB 2014 në Las Vegas, transmetuesi publik japonez NHK prezantoi televizorë gjigandë 8K si dhe video në këtë format.

Gjithashtu ata treguan edhe një videokamër 8K.

Kompania synon që të përfshijë sa më shumë pikselë të jetë e mundur në ekran, sigurisht, edhe aq sa mund të dallohen nga syri i njeriut.

Një ekran 8K ka katër herë më shumë pikselë se një ekran 4K, ndërsa rezolucioni varion afërisht 7680 me 4320 pixels, të cilat, siç shpjegon inxhinieri i NHK-së, Dr Hiroshi Shimamoto, është maksimumi që mund të shohin njerëzit.

“8K është e mjaftueshme për syrin e njeriut. Më pas nuk do të ketë nevojë për rezolucion më të lartë”, tha ai.

Rezolucione të tilla të larta të videove padyshim që do të krijojnë skedarë me kapacitet më të lartë, kështu që po studion edhe mënyrat më efikase për të transmetuar të dhënat.

Deri më tani ajo ka përdorur HEVC, i njohur edhe si H.265, e cila përdoret edhe në video-encoding për 4K.NHK ka në plan të nisë transmetimet provë deri në vitin 2016, por kompania nuk pret që televizorët 8K dhe transmetimet për në shtëpi të jenë të mundshme para vitit 2020.

Kështu që filloni të kurseni që tani nëse doni të jeni në adoptuesit e parë

Të fundit

Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në Janar, kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Samsung sjellë një model të ri të serisë 20

Galaxy S20 Fan Edition i Samsung, ose FE, tani është në dispozicion për t’u blerë në Indi për afërsisht 680 dollarë. Telefoni u zbulua për herë të parë në ngjarjen e Samsung “Unpacke

Me çfarë çmimesh mund të bleni iPhone 12

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12. Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e version

Info Tjera