Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/microsoft-hq-headquarters-buiding-sign-logo-symbol-company.jpg

Aplikacioni që identifikon fotot dhe videot e manipuluara



Microsoft ka zhvilluar një mjet për të identifikuar videot deepfake dhe imazhet kompjuterike të manipuluara, ku fjalët apo mimika e një personi ndërrohet me një tjetër.

Softueri analizon fotot dhe video dhe jep një vlerësim besueshmërie nëse materiali në fjalë është krijuar artificialisht.

Microsoft thotë se Video Authenticator do të luftojë dezinformimin. Videot deepfake fituan popullaritet në fillim të 2018-ës pasi një zhvillues përmes inteligjencës artificiale krijoi një softuer, që ndërronte fytyrat e njerëzve.

Procesi ishte i tillë: Një set fotosh të një personi dhe video të një personi tjetër ngarkoheshin në kompjuter. Më pas softueri gjeneronte një video të re me fotot e personit të parë duke

përshtatur këtu edhe detaje si shprehi të fytyrës, sinkronizimin e buzëve dhe lëvizje të tjera.

Ekzistojnë disa aplikacione të cilat kërkojnë vetëm një foto selfie për të ndërruar fytyrën e një ylli Hollivudi me një të një njeriu të zakonshëm.

Rrjeti social Facebook në fillim të vitit ndaloi publikimin e deepfake në platformë. Twitter dhe TikTok bënë të njëjtën gjë.

Microsoft Video Authenticator përpiqet të identifikojë shenja të manipulimit të një imazhi apo gjenerimit të tij në mënyrë artificiale.

Për ta ndërtuar kompania përdori teknikën e saj machine learning me një set prej mbi 1,000 sekuencash video deepfake dhe më pas i testoi ato me një deepfake të vërtetë.

Manipulimi i fotove dhe video janë një sfidë e madhe për median sociale dhe keqinformimin.

Megjithatë teknologjia deepfake nuk është e nevojshme për të manipuluar përmbajtje si foto dhe video, të cilat mund të bëhen edhe me mjete edituese nga një njeri.

Të fundit

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zbulohet data kur do të prezantohet iPhone 12

Ngjarja e Apple iPhone 12 është vendosur të mbahet në muajin e ardhshëm dhe do të zbulohen katër modele të ndryshme.  iPhone 12 pritet të prezantohet më 13 tetor, para-porositë do të

Ndryshon Google Maps

Google Maps tashmë është një aplikacion i domosdoshëm celular për shumë udhëtarë, duke ofruar një dhuratë të pasur të dhënash që ndihmon të lundroj nëpër qytete dhe fshatra. Google M

Samsung prezanton telefonin e ri

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A. Ndryshe nga dy modelet e fundit të smartfonëve prezan

Facebook paralajmëron mbylljen në Evropë

Facebook thotë se mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë, të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transfer

Sony jep lajmin e hidhur për PlayStation 5

Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë. Entuziastët e lojë

Info Tjera