Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/iphone-12-pro-gold-1603889706.jpg

Aplikacioni që pengon hakerat të përgjojnë iPhone



Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka.

Por, hakerat mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të përgjuar celularin tuaj.

Një nga mënyra është përmes një pajisje fizike, të quajtur ‘Cellebrite Physical Analyzer’.

Kjo pajisje përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga hakerat, raporton “The Sun”.

Për të hyrë në iPhone, duhet që kjo pajisje të lidhet fizikisht me telefonin, e skanon dhe krijon një kopje.

Megjithatë, për të parandaluar vjedhjen e të dhënave apo përgjimin edhe në këtë mënyrë, ka një metodë tjetër që e parandalon.

Është aplikacioni i mesazheve Signal, i cili është rivali i WhatsApp.

Ky aplikacion është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mbrojtje shumë të lartë të sigurisë së mesazheve.

Përpos kësaj, zhvilluesit e Signal kanë përdorur një kod për ndërtimin e këtij aplikacioni që shkatërron edhe sistemin e pajisjes ‘Cellebrite Physical Analyzer’, duke e bllokuar këtë që të ndërhyjë në të dhënat personale të iPhone.

Për të rritur sigurinë në celularin tuaj iPhone, mjafton që të shkarkoni aplikacionin Signal.

Madje nuk është e nevojshme as që ta përdorni si aplikacionin kryesor të mesazheve, pasi mbrojtja e telefonit tuaj përmes këtij aplikacioni funksionon.

Hakerat mund të gjejnë edhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në celularin tuaj, kështu që jini të kujdesshëm ndaj mesazheve apo emaileve të dyshimta që ju vijnë.

Të fundit

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

MacBook Pro vjen në muajin e ardhshëm

Apple kohët e fundit njoftoi se ngjarja e saj kryesore WWDC 2021 do të zhvillohet më 7 qershor dhe tani duket sikur MacBook Pro i ri me një procesor të ri nga Apple Silicon do të lansohet në WW

Info Tjera