Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/640-0-5f85e9cb5def5.jpg

Apple prezanton iPhone 12



Apple ka zbuluar zyrtarisht celularin e ri iPhone 12, gjatë një eventi që është ndjekur live nga miliona shikues në të gjithë botën.

Celulari i ri është dizajnuar me cepat e rrumbullakët, të ngjashme me iPad Pro dhe mundëson lidhjen e internetit 5G, një nga përditësimet më të mëdha dhe më të rëndësishme për ‘smartphone’-ët.

Kjo lejon shpejtësinë më të madhe me 4 gigabajt për sekond.

iPhone 12 ka një mburojë qeramike që Apple thotë se është “më e forta se çdo xham smartphone-i” deri më sot.

Shtesa e re është praktikisht e papërshkueshme nga nxehtësia dhe energjia elektrike, dhe e bën atë më rezistente nëse rrëzohet.

Përdoruesit mund të zgjedhin edhe mes dy ngjyrave të reja – blu dhe një jeshile pastel.

Bashkë me iPhone 12, Apple prezantoi edhe tre versione të tjera iPhone 12 Pro, iPhone Pro Max dhe iPhone Mini.

Kamera

IPhone 12 ka një kamerë me lente të dyfishta, që përmban një lente ultra të gjerë 12MP dhe një lente të gjerë 12MP.

iPhone 12 Pro përmban një kamerë të pasme me lente të trefishta

IPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max kanë gjithashtu një skaner të ri LiDAR, i cili lejon përmirësimin e kapjes së momentit dhe ‘Portrait Mode’.

Bateria është zvogëluar:

Çmimet

Vlera e iPhone 12 është e njëjtë me çmimin e atij 11 të vitit të kaluar.

IPhone 12 Mini fillon me 729 paund, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro fillojnë nga 1,049 paund dhe iPhone 12 Pro Max, 1,149 paund.

Kur do jetë në shitje?

IPhone 12 dhe iPhone 12 Pro do të jenë në dispozicion për porositje paraprake nga 16 tetori dhe do të dalin në Apple Stores në 23 Tetor.

iPhone Mini dhe iPhone Pro Max s’do të jenë të disponueshme deri në nëntor.

Të fundit

Mësohet data e lansimit të telefonit të rrotullueshëm nga LG

Kompania për prodhimin e telefonave të mençur LG ka paralajmëruar dy projekte të reja që do ti shpalos vitin e ardhshëm. Fjala është për Rainbow dhe B Project. I pari pritet të jetë një v

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në Janar, kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Info Tjera