Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/auto_Apples-M1-chip-730x4101605305698-1.jpg

Apple prodhon procesorin konkurrues me Intel



Në fund të ditës ajo çfarë Apple ka arritur me këtë çip është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet në performancë me procesorë desktop të Intel dhe AMD.

Apple prezantoi MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac Mini më 10 Nëntor ku zbuloi edhe planin e madh të një procesori zhvilluar nga vetë Apple dhe që të shkojë tek të gjitha produktet e kompanisë.

Për këtë procesor është përfolur shumë dhe tani testimet e para të performancës së tij janë publikuar në uebsajtin Geekbench.

Çipi M1, i cili i përket një MacBook Air me 8GB RAM, mori një rezultat prej 1687 për një bërthamë dhe 7433 për të gjitha bërthamat në performancë.

Sipas rezultateve të testimit, M1 ka frekuencë bazë 3.2Ghz. krahasuar me pajisjet ekzistuese, çipi M1 në MacBook Air tejkalon të gjithë pajisjet iOS.

Sa për krahasim, çipi A13 në iPhone 12 Pro ka një rezultat prej 1584 me një bërthamë dhe 3898 me të gjitha bërthamat.

Procesori mobil A14 në iPad Air ka rezultat prej 1585 për një bërthamë dhe 4647 me të gjitha bërthamat procesorike.

Krahasuar me Mac, performanca me një bërthamë është me e lartë se në çdo Mac tjetër përfshirë modelin me procesor Core i9 të gjeneratës së 10-të.

MacBook Pro më potent ka një rezultat prej 1096 me një bërthamë dhe 6870 me të gjitha bërthamat.

Edhe pse në testime M1 performon më mirë, në performancë absolute procesorët Intel të MacBook Pro duhet të jenë më të fuqishëm sidomos ato modele që kanë kartë grafike të dedikuar.

Në fund të ditës ajo çfarë Apple ka arritur me këtë çip është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet në performancë me procesorë desktop të Intel dhe AMD.

Të fundit

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Twitter sjellë ndryshime të reja

Twitter dëshiron të jetë më tepër sesa thjeshtë blloqe tekstesh prej 280 karakteresh. Ditën e martë rrjeti social prezantoi cicërimat që fshihen vetvetiu dhe paralajmëroi ardhjen e veçoriv

Google lidhet me bankat

Google ka njoftuar se po i jep sistemit të saj të pagesave mobile Google Pay një pamje të re dhe gjithashtu disa veçori më shumë. Google Play i ri për iOS dhe Android është tani në dispozic

Dhjetë fjalëkalimet më të zakonshme për vitin 2020: A është i juaji mes tyre?

Nordpass analizoi më shumë se 275 milionë fjalëkalime që ishin të ekspozuar ndaj publikut pas sulmeve të hakerëve. Nga kjo, ata bënë një listë me 10 nga ato më të zakonshmet, kështu që

Sateliti i parë në botë që do të pastrojë hapësirën

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në ndërtimin e një pjese të satelitit të parë në botë të projektuar ekskluzivisht për të hequr një pjesë të hedhurinave hapësinore duke e tërhequ

Info Tjera