Apple sjellë versionin iOS 14
Apple pritet që gjatë ditës së sotme të lëshoj versionin e ri iOS 14.
Programi pritet të jetë i disponueshëm nga iPhone 6s dhe në më lart.
Përditësimi i ri do të sjell një listë të madhe përmirësimesh, mes të cilave janë ëidget-et e ekranit bazë dhe Biblioteka e Aplikacioneve, e cila është sirtari i aplikacioneve të iOS-it.
Përmirësime të tjera kryesore përfshijnë një ndërfaqe të re kompakte për Siri dhe thirrjet hyrëse (e cila deri më tani zinte të gjithë ekranin), si dhe modalitetin fotografi në fotografi, e cila ju lejon të shikoni video ndërsa bëni gjëra të tjera.
Së bashku me iOS 14, Apple do të lëshojë edhe versionet përfundimtare të iPadOS 14, watchOS 7 dhe tvOS 14.